Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sport

KALENDARI/ “Miqësore luksi” në prag të “Rusi 2018”, 10 ndeshje kombëtaresh që nuk duhen humbur

ShkodraWeb 21 March, 2018
futbollisteBashke

Me Kupën e Botës që është shumë afër, kombëtaret do të vazhdojnë përgatitjet me miqësoret e radhës dhe disa prej tyre do të jenë përballje luksi. Këto janë 10 ndeshjet që nuk duhen humbur:

Uruguaj-Republika Çeke – 23 mars, 12.35 
Uruguai është një ekip që lufton gjithmonë dhe do të përballet me një ekip që nuk do të shkojë në Kupën e Botës. Luis Suarez do të formojë një sulm të frikshëm me Edinson Cavani-n.

Rusi-Brazil – 23 mars, 17:00 
Vendasit do të presin një nga ekipet favorite për të triumfuar në Rusi. Kjo ndeshje do të jetë një provë për Brazilin, që nuk do të ketë në dispozicion Neymar, lojtari më i mirë i pesë herë kampionëve të botës. Gjithsesi, ata do të kërkojnë t’i japin vazhdimësi ecurisë pa humbje nën drejtimin e Tite.
Portugali-Egjipt – 23 mars, 20:00 
Kjo sfidë do të vërë përballë njëri-tjetrit dy prej sulmuesve më në formë të Europës, me Salah që udhëheq garën për Këpucën e Artë dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar 21 gola në 11 ndeshje.

Peru-Kroaci – 23 mars, 20.30
Do të jetë një mundësi për të parë në aksion dy skuadra që nuk janë favorite për të fituar në Rusi, por që nuk duhen nënvlerësuar. Kjo sfidë premton spektakël pasi të dy skuadrat kanë përbërje lojtarë cilësorë, si Farfan, Modric, Cueva, Rakitic etj.

Serbi-Marok – 23 mars, 20.30
Maroku është në një grup me Spanjën në Kupën e Botës dhe do të përballet me një Serbi që ka në përbërje lojtarë, si Matic dhe Milinkovic-Savic.

Gjermani-Spanjë – 23 mars, 20:45
Mund të konsiderohet një finale e parakohshme duke parë se këto dy kombëtare janë mes ekipeve favorite për të ngritur kupën në Rusi dhe janë dy ekipet që kanë fituar dy botërorët e fundit. Të dy përfaqësueset kanë në përbërje disa prej mesfushorëve më të mirë të botës dhe pritet të zhvillojnë një lojë të hapur.

Holandë-Angli – 23 mars, 20.45 
Holanda nuk do të jetë në Kupën e Botës, por kjo sfidë do të jetë një provë interesante për Anglinë, për të matur përmirësimin e tyre, edhe pse “Tre Luanët” nuk do të kenë në dispozicion Harry Kane për shkak dëmtimi.

Itali-Argjentinë – 23 mars, 20:45
Edhe pse nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, Italia mbetet një nga kombëtaret më tërheqëse dhe do të përballet me Argjentinën e Leo Messi-t, teksa trajneri Sampaoli ka akoma dyshime mbi formacionin titullar.
Francë-Kolumbi- 23 mars, 21:00
Kjo përballje do të jetë e mbushur me shumë lojtarë të nivelit të lartë, si Griezmann, Mbappe, Pogba, James Rodriguez, Falcao dhe Muriel. Me pak fjalë, spektakli është i garantuar.
Islandë-Meksikë – 23 mars, 22:00
Një tjetër sfidë mes dy përfaqësueseve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Chicharito dhe Carlos Vela, dy yjet e Meksikës, do të sfidojnë një Islandë që është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit./telesport

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Arrestohet 40- vjeçari, ishte shpallur në kërkim në itali për tentativë vrasje (emri)
Artikull pas: E RRALLË/ Njihuni me çiftin që jeton me një puma një shtëpi…

TË FUNDIT

lista-web-100
  • Aktualitet

EMRAT – Cilët janë “gladiatorët” që Silvinjo u beson realizimin e ëndrrës së Botërorit…

ShkodraWeb 7 November, 2025
egnatia vllaznia 2025
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia me një lojtar më shumë për 20 minuta dhe në avantazh, merr vetëm një pikë në Rrogozhinë…

ShkodraWeb 4 November, 2025
sala flamurtari 2025
  • Kryesore

VIDEO – Flamurtari i vendit të fundit mund Vllazninë, vlonjatët marrin fitoren e parë në Superligë…

ShkodraWeb 29 October, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.