Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ka zgjuarsinë dhe pamjen e një lordi”, “North King” Visjan Ukcenaj dedikim prekës për dajën e tij shkodran

ShkodraWeb 1 June, 2025
visjan ukcenaj albert vataj 2025

Prej vitesh, Visjan Ukcenaj është një nga aktorët e preferuar të “Portokalli”, më herët të spektakleve të tjera të humorit në vend, si “Apartementi 2XL” apo “Klanifornia”. Pakkush e dinte se ai kishte një lidhje me një gazetar të njohur, publicist, jo vetëm në Shkodër e Veri, por edhe më gjërë, Albert Vataj.

Ka qenë vetë “North King”, ai që e ka bërë publik këtë fakt, përmes publikimit të një dedikimi me Albert Vatën, duke zbukluar se është pikërisht daja i tij.

“Daja im. Një ndër njerëzit më të veçantë që njoh. Një njeri që di më shumë libra se një bibliotekë. Një njeri që të kthen pas në kohë me magjinë e shkrimit të tij dhe të bën të endërrosh historinë, bukuritë njerëzore e hyjnore, kryeveprat jetike të gjenive të njohur e të panjohur të historisë së njerezimit. Daja im, ai që Shqipen nuk e ka thjesht gjuhë, por arma e udhëtimit në kohë e hapësirë që kur lexon shkrimet e tij të bën të ndjesh aromat e kohës të shohësh ngjyrat në bardhëzitë e zbehta dhe të dëgjosh tingujt e viteve vetëm duke lexuar mënyrën se si ai shprehet. Daja im, ai që mori dhuratën më të madhe nga babai i tij pasionin për dijen, leximin librin dhe kulturën, ai që nuk përdori forcën e fizikut të tij shtatlartë por mendjes për tu përballur me sfidat e jetës. Ai që ndoshta u paragjykua për zgjedhjet e tij në jetë por era nuk e lëviz dot malin, thjesht e përkëdhel atë, ai që ka zgjuarsinë dhe pamjen e një lordi dhe mbart tek unë imazhin dhe fisnikërinë e gjyshit tim të ndjerë… Daja Im. Albert Vataj.”, shkruan Visjan Ukcenaj në dedikimin e tij në Facebook për dajën e vet.

Ndërkohë, i emocionuar, ka reaguar në rrjetet e tij sociale edhe vetë Vataj, i cili ka bërë një koment të shkurtër, pasi ka shpërndarë publikimin e nipit të tij, Visjan Ukcenaj.

“Më përlote nipi im, Visjan Ukcenaj për fjalën e përzemërt dhe përzemërsinë e dashurisë që më mëkove si bekim. Më preke, ndoshta më shumë se me gjithçka për privilegjin për të shkruar për mua. Jam mësuar të shkruaj për të tjerët, ti flasë me zë shpirti çdo akti krijues që më thërret në përulësinë e lartësimit të dijes. Dhe, kur ai dikush që ndalon të vështrojë me zemër dhe me fjalë, kthinën ku strukem për të mos rënë më sy, është ai që erdhi në jetën time si një shpërblim, atëherë vetë hyjnia e krijuesit më ka prekur me dritë. T’paça nipi im!”, shkruan gazetari dhe publicisti i njohur Albert Vataj.

Ky komunikim publik, bart mjaft ndjenja të sinqerta, vlera të familjes, siç është raporti nip e dajë. Është një shembull që duhet evidentuar dhe promovuar, pavarësisht se dy personat, janë të njohur në publik për vlerat që përfaqësojnë në fushat ku ata veprojnë. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: PERSONAZH – Ekspoze në përkujtim të At Pjetër Meshkallës me iniciativën e Vitor Martinit…
Next: VIDEO – Festivali i 63- të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë shpall fituesit, kush përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurosong

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.