“Degradimi i shanseve të barabarta dhe i lirisë së iniciativës private, degradimi i funksioneve të shtetit dhe shkatërrimi i demokracisë”. Keshtu shkruan sot mes te tjerash akademiku Artan Fuga, teksa analizon sot PPP-te, apo partneritetin privat publik.
“PPP pra partneriteti privat publik është degradimi edhe i privates edhe i publikes, madje edhe i partneritetit midis tyre! Privatja shkatërrohet nga publikja dhe publikja u shkatërrua nga privatja. Eshtë futja e hundëve të shtetit te privati dhe futja e dorës të privatit te buxheti i shtetit, pra te lekët tona! Eshtë degradimi i shanseve të barabarta dhe i lirisë së iniciativës private!
Eshtë degradimi i funksioneve të shtetit! Shkatërrimi i demokracisë! Ca teoricienë lëpirës e quajnë anglisht pi pi pi.
Hi hi hi! Hahahaha! Cfarë pi pi pi ? Eshtë pu pu pu! Mbulo kokën me jorgan dhe thuaj në dreq të vejë gjithçka! Ka mbaruar ky popull! E rropën! Në partneritet…”, përfundon shënimin e tij Artan Fuga.