Aktivistja republikane në SHBA, Evi Kokalari që u rreshtua krah Berishës gjatë “Foltores” dhe pas saj, duket se na ndryshuar pozicion. Në disa postime të njëpasnjeshme në Facebbok, Kokalari tregon se është kundër Sali Berishës. Më poshtë, publikimet e saj.
Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po ben pazare. Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij! Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PDse. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë.
Harry Fultz e leshoj diplomen 5 vjeçare te Kelliçit? Në sé jo, çfarë presin? Ndoshta duhet derguar nje FOIA request tek universiteti i Maryland për te kuptuar si hyri në fakultet ky. Doni luftë ju? BRING IT ON!! Sé shpejti do mxjerre 11 emrat qe duhet të ishin pjesë e keshillit Kombetar sé fituan dhe i hoqet për te futur njerezit tuaj.
Po i lëpijnë dhe Këlliçin tashti, po hajde me këto pislliqe jeni mësuar…me pazare dhe me çdo formë tjetër. Grenell nuk merret me politike në Shqipëri dhe gjithë këtë situate do t’ja shpjegoj në detaje. Jo që s’keni për ta perdorur si figure për pislliqet tuaja, por do filloj t’ju ekspozoj akoma më shumë.
Me që më thotë Grenell se sa po dha intervistë tek Cim Peka live, do bënit mirë t’ja shpjegonit që Syri Tv është i Berishës përpara se t’ju vinte në studio!! Mos u mundoni të jepni mesazhin politik të gabuar se nuk do t’ju eci. Ndërkohë, Çim Peka, sa i pabesë paske qënë o burrë… po hajt’ se për hajër do dal se s’kam pishmane. Akoma më e vendosur sot për tu kthyer e për t’u marrë me politikë në Shqipëri. P.s. Vjet i thashë Grenellit të bënte interviste tek Syri, por gjithashtu i thashë kush e ka, dhe ai refuzoi. Kaq duhet të kuptoni ç’po ndodh.