ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Ka gjyqtarë që e kanë të shenjët Kushtetutën…”, Basha reagon pas refuzimit të mandateve për dy kryebashkiakë…

Kryetari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për mosnjohjen e mandatin të kandidates së PS. Në facebook, Basha përshëndet vendimin e Gjykatës, ndërsa shkruan se “Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve”.

Postimi i plotë:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht k.riminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.