Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Ka filluar por është vonë…”, Benet Beci kritik edhe me qeverinë: Për rrugën duhet të kishte punuar më shpejt

ShkodraWeb 25 April, 2023
benet beci vizion pluss 2023

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci ka zbuluar ofertën e tij për kryeqendrën e Veriut. Në Quo Vadis në Vizion Plus, Beci tha se Shkodra është qendra e Rajonit, e cila është lënë në harresë dhe nuk ka projekte konkrete për zhvillimin e vendit.

Beci theksoi se ai ka projekte të cilat do marrin jetë nëse merr votbesimin e shkodranëve, për të lidhur qytetin me Ulqinin apo Gjakovën.

“Ta kthejmë Shkodrën në historinë e saj. Shkodra ka qenë qendra e Rajonit. Kur vinin nga Ulqini në Shkodër, të gjithë tregonin në Ulqin se çfarë bëhej në Shkodër. Sot është e kundërta. Shkodranët shkojnë andej, punësohen atje, mendojnë se është më atraktive. Shkodra duhet të kthehet në qendrën e Rajonit. Shkodra është një perlë, një xhevahir. Shkodra duhet të jetë qendër ekonomike dhe i ka të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore.

Kemi një universitet të jashtëzakonshëm, Shkodra vuan nga largimet, siç vuan nga çdo gjë tjetër. Në Shkodër duhen investime. Sot në Shkodër nuk ke as fasada. Je në një hyrje, që vetëm hyrje qyteti nuk është. Pjesa e jashtme e Shkodrës, është e rëndësishme të ketë lidhje me Ulqinin. Ne kemi një projekt që është Buna, të jetë i lidhur me Gjakovën apo pjesën tjetëqr mbi liqen. Të gjithë konceptet do e bëjnë Shkodrën një qendër historike”.

Qeveria është e vonuar për investimet në Shkodër. Kështu ka deklaruar kandidati i PS për kryetar bashkie Benet Beci. Në Quo Vadis, ai tha se rrugët e Shkodrës duhet të ishin bërë shumë kohë më parë.

“Edhe qeveria për rrugën duhet të kishte punuar më shpejt. Ka filluar por është vonë në rrugët e Shkodrës. Është e patolerueshme kjo vonesë në kohë. Është kthyer disa herë tenderi i rrugës së Lezhës etj. Rrugët e Shkodrës duhet të ishin bërë më parë.”.

Agron Çela, ish deputeti i Partisë së Lirisë i cili u bashkua me PS dhe prania e aleatit Tom Doshi është një mbështetje për Benet Becin në Shkodrë.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Beci, duke lënë të hapur rrugën për këdo personazh tjetër, që ka dëshirën që Shkodra të zhvillohet dhe të bëhet më e mirë, teksa u pyet se si ndihet që ka në krah Doshin, Çelën dhe Elisa Spiropalin.

“Këto janë realitete politike prej shumë vitesh, të vlerësueshme që është shumë supotuese. Unë ndihëem mirë me të gjithë që na mbështesin, akën vlerësimin tim për këtë gjë. Kjo nuk përfshin vetëm aleatët, përfshin edhe ata që sot nuk janë aleat, por do bëhen nesër për të zhvilluar Shkodrën. Në këtë rast, pjesa është aq pak politike, saqë ofera, afrimi dhe mbështetja për të bërë Shkodrën është i mirëpritur. Unë u jam mirënjohës atyre që do bashkohen. Një aleancë e madhe do ishte një avantazh i madh.”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA HERVIN ÇULI – Gazetarët me 2 ora nga 30 mijë euro në Shqipëri dhe Massimo Giletti… i vetëm në kërkim të lirisë së tij
Artikull pas: Arsenal armësh në banesë, shpallet në kërkim 43 vjeçari nga Mali i Jushit, policia procedon nënën e tij 73 vjeçare

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij 16 June, 2025
  • SAGA E 11 MAJ 2025 – Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën… 16 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025
ridval geraldaAAA likaj postribe 2025
  • Aktualitet

SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij…

ShkodraWeb 16 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.