Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ka 20 vite që e mjel futbollin si lopë…”, Rudi Vata: Duka duhet të largohet…

ShkodraWeb 15 January, 2022
rudi vata

Rudi Vata është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Ish-kapiteni i Kombëtares thotë se duhet ndryshim në futbollin shqiptar dhe se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai argumenton në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është.

Rudi, po afrojnë zgjedhjet në FSHF. Ju jeni një prej zërave më kritikë për mënyrën se si e ka udhëhequr institucionin e futbollit kreu aktual, Armand Duka, në këto 20 vite. Tashmë që ai ka shpallur sërish kandidaturën për një mandat të pestë…?

Kur ke një lopë të mirë që vetëm bën qumësht dhe këtë lopë nuk e ke pasur kurrë tënden, por ta kanë dhuruar, sigurisht që ti do ta mbash këtë lopë, sepse prodhon dhe qumështi është i mirë. Po të dish ta mjelësh si lopçar, futbolli kështu është.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Si çdo institucion në Shqipëri që milet nga ata persona që janë në krye të tyre, kështu është edhe puna e futbollit. Është mjelë për 20 vjet në mënyrën më barbare të mundshme. Kaq. Këtu nuk bëhet më fjalë për futbollin. Këtu flitet për lopën dhe biznesin e tyre, sepse këta nuk e kanë mendjen të bëjnë futboll. Nuk kanë si të ndërtojnë futboll, sepse e para, nuk vijnë nga shkolla e futbollit. Futbolli, përveçse është pasion, është edhe një lloj dashurie për lojën. Këtu nuk bëhet fjalë për dashurinë për lojën, këtu bëhet fjalë për të mjelë lopën. Institucioni i futbollit është lopë e mirë shumë, duke filluar nga të gjitha grumbullimet e grupmoshave të Kombëtares. Çdo vit dalin grupmosha të reja, çdo sezon ndryshojnë disa rregulla. Pra, kjo është historia e lopës. Këtyre që ia kanë dhënë lopën, jo se e kanë merituar t’ia japin.

Gjithsesi, ju keni qenë vetë kandidat për kreun e FSHF-së përballë presidentit aktual…

Unë sigurisht që kam qenë kandidat për të qenë president i FSHF-së, por unë si Rud jam mësuar t’i fitoj gjërat me ndershmëri, me punë, me djersë e me sakrifica dhe këtë ia transmetoj edhe fëmijëve të mi, edhe brezave. Sepse, gjëja më e bukur në botë, gjëja që të shijon më shumë është kur t’i nëpërmjet punës, nëpërmjet sakrificave, nëpërmjet qëllimit tënd, nëpërmjet asaj që t’i bën për të dalë te suksesi, e arrin me meritat e tua. Unë çdo gjë jam munduar ta arrij me forcat e mia dhe e kam arritur gjithmonë dhe sot kam, si të thuash, një pozicion komod dhe nuk kam pritshmëri prej askujt, sepse kam punuar për të dalë te qëllimi im.

Në Shqipëri, ty ta dhurojnë postin e ministrit, ta dhurojnë postin e zv/ministrit, por edhe postin e kryeministrit. Nuk ka moral në Shqipëri, është vend rrenash. Shqipëria nuk është vend burrash të ndershëm. Diku e kam lexuar, e ka thënë Faik Konica: “Shqipëria nuk bëhet kurrë pa u bërë mashkulli burrë”. Dhe kjo, pa u bërë mashkulli burrë, ka domethënie të madhe. Për t’u bërë burrë i mirë, sepse ka me shumicë meshkuj të këqij. Ne ankohemi shumë prej grekut e serbit, por të këqijat Shqipërisë ia kemi bërë ne, ata që kanë pasur mundësi të kontribuojnë për Shqipërinë këto vitet e fundit. Aty janë bërë masakrat prej shqiptarëve, jo nga serbi dhe jo nga greku. Kështu që, futbolli shqiptar për mua është kthyer në një matrapazllëk ta pashoq, siç është kthyer drejtësia në matrapazllëk, siç janë kthyer pronat në matrapazllëk. Siç është kthyer çdo institucion, nuk ka si të jetë ndryshe FSHF-ja.

Post navigation

Previous: ANALIZA NGA ANDI BUSHATI – Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën…
Next: EMRAT – Zbulohet një laborator droge në Berdicë të Shkodrës, arrestohen 4 punonjës të OSHEE, 2 persona në kërkim

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.