Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sport

Jurgen Uldedaj takim me historinë me 25 tetor në Londër, i pari shqiptar që kërkon në IBO titullin kampion bote

ShkodraWeb 14 October, 2025
jurgen uldedaj 2025

Më 25 Tetor 2025, në “O₂ Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar për Titullin e Madh Botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që lufton për një titull të tillë në boksin profesionist.

Ky titull prestigjioz është mbajtur ndër vite nga disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së boksit botëror, si: Oleksandr Usyk – kampion i padiskutueshëm botëror dhe ikonë e divizionit Cruiserweight, Mairis Briedis – kampion botëror letonez, i njohur për duelet legjendare, Marco Huck – një prej kampionëve më jetëgjatë në historinë e IBO-së, Firat Arslan – kampion gjerman me origjinë turke, Kevin Lerena – kampion nga Afrika e Jugut me suksese ndërkombëtare etj.

Të gjithë këta kanë bërë histori në të njëjtin divizion ku tani Jurgen Uldedaj ngjitet për të mbrojtur ngjyrat kuqezi në skenën më të madhe të boksit profesionist.

Dueli i 25 Tetorit 2025, përballë kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, do të mbahet në “O₂ Arena”, Londër – një nga arenat më prestigjioze të planetit – dhe përfaqëson jo vetëm kulmin e karrierës së tij, por edhe një moment historik për sportin shqiptar, ku flamuri kuqezi do të valëvitet përpara gjithë botës.

Me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh (12 me nokaut), ai përfaqëson kombin shqiptar me dinjitet në një sport ku vetëm më të fortët arrijnë majat. Jurgeni është kampion botëror i dyfishtë në titujt prestigjiozë “WBO Youth” dhe “WBC Youth”, duke dëshmuar herët aftësitë, profesionalizmin dhe karakterin e një luftëtari të lindur.

Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një sërë titujsh ndërkombëtarë që e kanë pozicionuar në elitën e boksit evropian dhe botëror: IBF International Champion, WBA Inter-Continental Champion, IBO Mediterranean Champion, BDB International Champion

Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj bokson me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare.

Jurgen Uldedaj është më shumë se një sportist: ai është shembull i karakterit, përulësisë dhe shpirtit luftarak që lind nga dashuria për vendin dhe besimi në vetvete. Me çdo duel, ai sjell frymëzim për brezat e rinj dhe dëshmon se kur vullneti bashkohet me pasionin, kufijtë nuk ekzistojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Pas kuqezinjve, edhe Kombëtarja e Kosovës “lë pa punë” një trajner me fitoren e saj, Suedia largon Tomasson
Artikull pas: VIDEO – Miqësorja me Jordaninë kthen Armando Brojën tek goli, sulmuesi jep edhe asist për Bajramin

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.