
Julian Deda është shprehur kritik ndaj ndërhyrjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të frenuar protestuesit e dhunshëm ndaj policisë. Në një status në Facebook aktori i njohur por edhe zyrtari kritik demokrat ndaj Bashës, ngre disa pyetje për liderin e PD-së. Julian Deda Shkruan:
“Nuk e marr vesh, pse?
Pse mor zoteri i terheq njerezit ne momentin me te mire?
Pse ke nje aftesi genetike per te shuar edhe ate pak ze te revoltuar, qe i del njerezve nga shpirti.
Pse i therret njerezit ne proteste dhe pastaj i thuaj:”lere, lere se boll”?
Pse nuk i le njerezit te lire te shprehen, te protestojne, te revoltohen.
Pse, pse, pse….kush dreqin eshte ai njeri mizerabel, qe te keshillon.?!?!?
P.s. Solidaritet me gazetarin Bledi Kasmi. ✌”, përfundon shënimin e tij në Facebook Julian Deda.