Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ju tregoj pse festuam pas ndeshjes…”, Brdariç pas ndeshjes me Laçin: Morëm një fitore të madhe…

ShkodraWeb 27 November, 2021
brdaric pas lacit

Vllaznia mposhti 1-0 Laçin dhe arriti fitoren e tretë radhazi në “Loro Boriçi”. Trajneri Thomas Brdariç i gëzohet fitores ndaj bardhezinjve, teksa preku edhe tema të tjera në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

FITORJA – “Unë mendoj se kjo është ditë shumë e mirë e Vllaznisë, ekipi tregoi paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm të shënonim menjëherë. Ishte një ditë e shkëlqyer për Vllazninë, kështu që jam shumë i kënaqur”.

ZËVENDËSIMET – “Mustedanagic punoi shumë mirë kur s’e kishim topin ne. Jemi ekip që bëjmë shumë presing dhe ai harxhoi energji në duele. Na dha një sinjal që nuk kishte më shumë energji, në e zëvendësuam dhe patëm fat me këtë zëvendësim”.

TAKTIKA – “Ne e zgjedhim skemën në varësi të mënyrës se si luan kundërshtari. Ne kemi nevojë për zgjidhje, sepse kundërshtari na ka bllokuar dy mesfushorët e qendrës në ndeshjet e fundit. Lojtarët e qendrës duhet të jenë më të lirshëm për të krijuar hapësira, pasi nuk duam të luajmë vetëm me topa të gjatë”.

PËRMIRËSIMI – “Mendoj se të gjithë duhet të përmirësohemi sa i përket lojës. Plani i lojës është i ndryshëm për çdo kundërshtar. Duhet të përshtatemi me kundërshtarët dhe të jemi të kujdesshëm në të dy fazat e lojës”.

AUTORI I GOLIT – “Da Silva është i rëndësishëm për ne, por ai duhet të qëndrojë i shëndetshëm dhe gati për të luajtur”.

GARA PËR TITULL – “Duhet të jemi të duruar, është herët të flasim për titullin. Kampionati është shumë i fortë. Kur humbim jemi për rënie nga Kategoria, kur fitojmë jemi për titull”.

FESTA – “Punojmë në kushte mjaft të vështira këtu në Shkodër. Asnjë nuk e di se çfarë ndodh në prapaskenë. Kemi një stadium të bukur, por klubi duhet të përmirësohet në çdo aspekt. Fitorja ishte e merituar, Laçi është një skuadër shumë e fortë, kështu që ishte e rëndësishme të festonim”.

EKIPI – “Kemi karakter të fortë, duket edhe në fushën e lojës. Është e rëndësishme të punojmë si skuadër, të jemi një skuadër. Mendoj se kemi pasur probleme në të kaluarën sa i përket grupit, por jemi përmirësuar dhe gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SURPRIZA – Ish- kryeministri Sali Berisha takim me shqiptarët në SHBA…
Artikull pasardhës: Ambulanca përplaset me “Volkswagen”- in, ndërron jetë pacientja, tre persona në gjendje të rëndë në spital

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.