U shtua dhe një tjetër yll! Besoj jeni të kenaqur… ju që s’lini moment punonjësish policie pa kapur me aparatet tuaj celular… Ju që mezi prisni të suleni si çakej mbi çdo punonjës që përpiqet të bëjë detyrën e tij mirë apo keq.
Nuk mjafton fakti që punojmë orar pa orar, që s’kemi kurrë një ditë pushim, që durojmë stresin e përditshëm të punës, që s’jemi në gjendje të kujdesemi as për familjet tona.
Nuk mjafton as të mbajmë mbi supe shpifjet, përbuzjet e talljet tuaja! Duhet të na merrni dhe jetën! Kjo është shoqëria jonë! Edhe ne njësoj si ju jemi, pjesë e juaja, nuk jemi as më të zgjuar, as më të forte e as më trima, por ama një gjë e kemi më shumë se ju, kurajon!
Sot u shtua dhe një yll. Unë sot jam Saimiri. Ishalla Zoti kujdeset për ty vellai ynë! /Publikuar në Facebook nga oficeri i policisë Saimir RRUSTEMI/