Mbrëmjen e kaluar është mësuar shkarkimi i deputetit Flamur Noka nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Shkarkimi nga kryetari i PD- së Basha, është bërë i ditur nga selia blu përmes një njoftimi zyrtar për mediat.
Ky vendim nga ngjallur reagime të shumta, ndërsa nuk kanë munguar as notat e humorit. Julian Deda, aktor humori i njohur dhe antar i Këshillit Kombëtar të PD- së, ka bërë ironi me këtë përjashtim, duke e parë në këndvështrimin e basteve sportive. Në një publikim në Facebook, Deda shkruan:
“Cilin deputet do shkarkoje Lul Vula sot? Dalin koefiçentet.
Oerd Bylykbashi (2.12)
Albana Vokshi (1.94)
Edi Paloka (2.87)
Luciano Boci (3.74)
P.s. Ju lutem vendosni bastet…! 😉”, përfundon shënimin e tij Julian Deda në Facebook. /ShkodraWeb/