NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Ju lutem ejani në Nju Jork dhe na ndihmoni tani”, governatori Cuomo jep alarmin, ja sa njerëz ndërruan jetë sot…

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo ka dalë me një lutje për punonjësit e sistemit shëndetësor në të gjithë SHBA, që të ndihmojnë duke “i dhënë një dorë shtetit të tij”, aktualisht i shenjestruar më rëndë nga shpërthimi i virusit.

“Nëse nuk keni një krizë të kujdesit shëndetësor në komunitetin tuaj, ju lutemi ejani në Nju Jork dhe na ndihmoni tani. Ne kemi nevojë për lehtësim,” thotë Cuomo. “Dhe ne do t’ua kthejmë nderin”, raporton BBC.


Numri i të infektuarve në Nju Jork ka arritur në 66.497 persona, ku 1,218 persona kanë ndërruar jetë sot, nga 965 të dielën. Cuomo ripersëriti paralajmërimet e tij se Nju Jorku së shpejti do të përballet me mungesë pajisjesh thelbësore mjekësore.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!