Jozefina Topalli zgjedh Shkodrën për ditën e saj të veçantë, mesazhi që përcjell me një foto…

Për Jozefina Topallin është sot një ditë e veçantë. Ish- kryetarja e Kuvendit feston ditëlindjen. Mesa duket, ajo ka zgjedhur vendlindjen, Shkodrën, për të festuar me atë afërmit por edhe miqtë e të njohurit. Paradreke ajo është në një nga lokalet e njohura të Shkodrës në shoqërinë e të njohurve të saj.


Pak minuta më parë, mesa duket Topalli ka zgjedhur një nga lokalet piktoreske në periferi të Shkodrës, sipas gjasave për ndonjë drekë festive. Ajo ka postuar një foto, duke përcjellë edhe një mesazh të thjeshtë por edhe të qartë:

“Edhe ne si lumi ndjekim rrugetimin tone!”, shkruan Topalli si tekst shoqërues për foton që ka postuar. Zakonisht, mosha e zonjave nuk thuhet por me siguri, Jozefina Topalli tregon shumë më pak me pamje se ç’tregon pasaporta e saj.

Një ditë ndryshe për Topallin që tashmë është rikthyer në fokusin me mediave me “Lëvizjen për ndryshim” të saj. ShkodraWeb Media uron: Edhe 100 vite Jozefina Topalli!

ShkodraWeb Channel