Para pak minutave ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka publikuar një foto në profilin e saj në Facebook. Bëhet fjalë për një seancë të tensionuar të Kuvendit, në kohën kur PD ishte në pushtet dhe në aleancë me LSI-në. Topalli ua lë ndjekësve ta shijojnë këtë foto, por duke u kërkuar: Gjejeni judën!
Nuk është e qartë se kë ka dashur të godasë ish- deputetja e Shkodrës me këtë foto, por ajo publikohet në ditën e 5 vjetorit të ndarjes tragjike nga jeta të Sokol Olldashit. Në foton e publikuar Olldashi shihet në këmbë, ndërsa Basha i ulur në krah të Ilir Metës. Për më shumë, mund të shikoni postimin e Topallit më poshtë.