Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

Jo lamtumirë por dy fjalë për largimin e papritur të një miku…

ShkodraWeb 3 years ago

E kam parë për herë të parë në grevën e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në vitin 1991. Kishte flokët e gjata dhe binte ne sy menjëherë. Hipi në strehën e godinës së Shkencave Ekzakte asokohe dhe mbajti një fjalim të zjarrtë para studentëve e qytetarëve në shesh.

Me kalimin e viteve, u afruam dhe miqësuam më shumë, sigurisht me takime më të radha për shkak të angazhimeve të secilit. Bashkë me vëllanë Alfons Grishaj, Eduarti apo Edi siç e thërrisnim ne, ishin në radhët e para të ndryshimeve demokratike në këtë vend që nisën në vitin 1990.


Edi, i dashuruar me shkollimin e dijen, nuk iu nda asnjëherë atyre. Vazhdimisht duke lexuar, vazhdimisht duke studiuar duke arritur në nivelet më të larta të shkollimit në vend. Nuk reshti asnjëherë të përthithuri dije dhe natyrisht, duke i përhapur ato nga tavolinat e lokaleve me shokët e miqtë, deri tek studiot televizive lokale e kombëtare për të gjithë shkodranët e shqiptarët.

Miku ynë Armando Lohja, më kujtoi sonte, pasi mësuam lajmin e trishtë të ndarjes së parakohëshme nga jeta, kafetë e mëngjesit dhe orët që kalonim duke biseduar, debatuar por edhe bërë humor me njëri- tjetrin. Para disa ditëve, e pashë nga larg. U përshendetëm, por për shkak të impenjimeve, nuk patëm mundësi të pinim një kafe, që do të kishte qenë mbase e fundit me Edin.

Nuk kishte shumë kohë që kaloi edhe Covid- 19. Sëmundja e lodhi mjaft, u shtrua në një nga spitalet në Tiranë, por fatmirësisht e mundi virusin. Përmes telefonit, ndërsa luftonte me Covid- 19, Edi përcillte sërish forcë dhe optimizëm.

Sot lajmi i tmerrshëm. Edi largohet nga familja, të afërmit, miqtë e shokët. Pa më të voglin dyshim, një vlerë e Shkodrës, vlerë që meritonte shumë më tepër nga sa mori. Atyre që e kanë njohur, do ti mungojnë bisedat në tavolina kafesh, shpjegimet dhe informacioni për çfarëdolloj teme e çeshtje, këmbëngulja për të treguar deri në detaje por edhe “kapërcimet pindarike” që i përdorte ndonjëherë. Kolegëve besoj se do ti mungojnë mendimet, analizat e opinionet e Edit në studio televizive. Por sigurisht, humbja është shumë e madhe për bashkëshorten, djalin e tyre, vëllanë Alfonsin dhe të gjithë familjarët e tjerë.

E kam të vështirë të të them lamtumirë, sepse dua të kujtoj se përsëri do pimë kafe bashkë, do të përshendetemi e ngacmohemi me batuta rrugëve të Shkodrës…

Edi, parajsa është shtëpia jote e re. Sepse ti e ke merituar atë plotësisht. Pushofsh në paqe mik! /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin”, kryebashkiakja Ademi mesazh për ikjen e Eduart Grishaj
Lajmi pasues: “Struktura tejet efektive”, Greta Bardeli takim e vlerësim për strukturat e PD në Rajonin nr. 5…

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

4 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

4 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

7 hours ago

TË FUNDIT

  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023
  • Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, “Disiplina” e FSHF- së gjobit Vllazninë, pezullohet 6 ndeshje zyrtari i saj 1 October, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “e dënuar” të fitojë përballë Dinamos për Superligën, rezultati negativ mund të largojë Memellin 1 October, 2023

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

4 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

4 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

7 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.