
Prekë Preka, xhaxhai i 20-vjeçarit Pavlin Preka që u vra mesditën e sotme me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, në fshatin Guci e Re në Shkodër, ka folur për mediat.
Xhaxhai Prekë Preka thotë se nuk e di arsyen se pse nipi i tij u vra, ndërsa thotë se Pavlini nuk ka pasur probleme me askënd. Ai tha se Pavlini jetonte mes Dukagjinit dhe fshatit Guci dhe se merrej me bagëti dhe tokat së bashku me vëllanë dhe babanë e tij.
LEXONI EDHE: EMRI – 20- vjeçari i gjetur pa shenja jete në Guci të Re të Shkodrës, dyshohet i vrarë me armë zjarri
Prekë Preka: Pavlin, është djali vëllait, e kam nip. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, bile unë kam marrë fjalë e kanë therë te shtëpia në Guci. Asnjë problem nuk ka pasur… Jetonte me babën dhe vëllanë e vet në Dukagjin shumicën e kohës. Në Dukagjin ka bagëti, punonte dhe tokat. Kanë ngrënë një kafshatë buke me sforcim, është rritur vetëm me babanë. Hale si tërë të tjerët. E di vetë policia, s’kam nevojë me i mësuar unë, shteti merr masat e veta.