VIDEO – “Jetoni n’ kangën shkodrane”, kantautori i mirënjohur Gjergj Leka këngë për Luan Borovën e Nazmi Lishin

Kanautori i mirënjohur Gjergj Leka sërish me “sytë” nga Shkodra. Pas himnit “Bijt e Shkodrës”, kantautori Leka i ka kushtuar një tjetër krijim dy mjeshtrave shkodranë të muzikës që nuk jetojnë më: Luan Borova dhe Nazmi Lishi. Kënga është publikuar para pak minutave nga Gjergj Leka, i cili në një shënim dërguar edhe në ShkodraWeb Media, shkruan:

“Në një kohë ku ndalohet muzika, kur arti s’ paguan e artistët s’ paguhen, është momenti i duhur për të kujtuar miqtë…

Teksti: RAMAZAN CEKA Muzika: GJERGJ LEKA Kendon: GJERGJ LEKA. Kjo këngë i dedikohet dy artistëve të mrekullueshëm shkodranë, miqve të dashur Luan Borova dhe Nazmi Lishi.”.

Ju ftojmë ta shijoni këtë krijim tjetër të mrekullueshëm të kantautorit Gjergj Leka, i cili meriton falenderimet më të sinqerta për këtë kontribut me vlerë për Shkodrën e bijtë e saj të spikatur në art. /ShkodraWeb Media/

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!