“Jetoja në një dhomë 14 metër katror…”, vajza e ish- kryeparlamentares Topalli rrëfen vështirësitë e shkollimit…

Ajo është bërë mjaft e njohur për shkak të nënës së saj, e cila është një nga politikanet më të njohura shqiptare, Jozefina Topalli. Megi Topalli ka ardhur me një rrëfim për veten ku tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë viteve të saj të studimit.

“Jam larguar nga shtëpia pas gjimnazit, kur isha 18 vjeçe. Ajo ishte një sfidë e vertetë për mua. Nuk kisha qenë kurrë në Strasburg dhe që të jem e sinqertë, as nuk më pëlqente në fillim. Jetoja në një dhomë 14 metra katror, në periferi të Strasburgut për 3 vite. Dija pak frengjisht, larg asaj që kërkohej për një universitet.

Kujtoj që në provimet e para më ndihmuan shumë notat që mora në matematikë, statistikë për të më inkurajuar, ndërkohë që për të mësuar historinë ekonomike me duhej të hapja fjalorin për çdo fjalë dhe ishte një ferr i vertet. Prindërit më kishin thënë që vitin e parë të mësoja frengjisht dhe pastaj të filloja vitin e parë të universitetit. Por unë ngula këmbë që të mos humbi një vit vetëm për gjuhën por ta merrja vitin e parë. Nuk them që ishte e lehte,”-përfundon Megi.

Por kthimi në Shqipëri nuk duket të ketë qenë edhe aq i bukur për të: “Kur u ktheva sapo kisha përfunduar një përvojë disa mujore në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në Paris, ku dhe paguhesha mjaft mirë. U ktheva në Shqipëri me shumë ëndrra dhe mendoja se këtu do vleresohej shkolla ime. Aplikova në disa banka, ndër të cilat dy të huaja ku nga të dyja mora përgjigje pozitive por prap nuk ishte ajo çfarë kisha në mendjen time. Fillova punë në Bankën e Shqipërisë si specialiste e thjeshtë dhe aty vazhdoj dhe sot,”- vijon vajza e ish-parlamentares Topalli.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Rikthim tek rrënjët, Anila Hetoja rikthehet në Shkodrën e saj me një ekspozitë personale…

Piktorja...

“Rrezikohet pluralizmi politik…”, presidenti Meta pas takimit me “të vegjlit” e djathtë: Të vendoset urgjent dialogu…

Presidenti...

EMRI/ Vetëdorëzohet edhe autori i tretë i ngjarjes së rëndë ku humbën jetën dy kushërinjtë…

Eshte...

Close