Jetët e humbura në Itali po i afrohen 15.000, shpresa mbetet tek rënia e numrit të të infektuarëve…

Rritet me 766 persona lista e personave që humbën jetën nga virusi në Itali, duke e çuar numrit total në 14.681. Ditën e djeshme ishin 760 ata që ndërruan jetë. Ndërsa numri total i të infektuarve është 119.827.


Ndërkohë, rastet e reja me virus janë 2339. Dje, rastet e reja ishin 2477. Por ka edhe një lajm të mirë në 24 oret e fundit janë shëruar 1.480 persona. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Lombardi e cila është pika më e nxehtë në Itali situata ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë.

Shqetësuese mbeten humbjet mes bluzave të bardha, ndërsa 77 mjekë raportohen të jenë mes jetëve të humbura. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi se masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 13 prill. Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte aprovoi dhe një vendim tjetër që sanksionon me gjobë nga 400 deri në 3 mijë euro, ata që nuk respektojnë rregullat e izolimit.