Partia Social Demokrate, mund të konsiderohet surpriza e këtyre zgjedhjeve. Ma dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë, subjekti i drejtuar nga Tom Doshi, do të ketë tre deputetë në Kuvendin që pritet të nisë mandatin në shtator 2021.
Po cilët janë deputetët që do të përfaqësojnë PDSD- në në këtë legjislaturë?
Meri Markiçi, e vitlindjes 1983, lindur e banuese në Shkodër, aktualisht është drejtore e Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional në Shkodër, detyrë që e ka marrë në vitin 2014. Ajo është diplomuar për Gjuhë- Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe është Doktore në Gjuhësi.
Në një hark kohor prej dy vitesh, ajo ka qenë edhe pedagoge e jashtme në “Luigj Gurakuqi”. Deri në vitin 2011, ajo ka jetuar në Itali. Ajo ka qenë aktiviste e PS- së, ndërsa aktualisht është pjesë e strukturave të PSD- së.
Gledis Çeliku, i vitlindjes 1988, lindur e banues në Shkodër, nga 2019 e në vijim, është drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Rajoni i Veriut.
Ai është diplomuar si jurist në Univesrisitetin “Luigj Gurakuqi” dhe ka titullin avokat. Për disa muaj, ai ka studiuar në Bolonja të Italisë, në vitin 2001. Në eksperiencën e tij të administrimit, ai ka përfshirë edhe një biznes privat. Edhe në vitin 2017, ka kandiduar në listën e PSD- së Shkodër, por pa mundur të zgjidhet.
Gertjan Deda, i vitlindjes 1988, lindur në Lezhë e Banues në Kamzë, është më i riu në moshë nga tre deputetët e PSD- së. Pasi ka përfunduar shkollën e mesme në Lezhë, studimet e larta i ka vijuar në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar për Punë Sociale e në vijim edhe Matës Profesional.
Nga viti 2015 dhe deri më sot, ai ka punuar pa ndërprerje në Ndërmarjen Ujësjellës- Kanalizime Kamëz sh.a., ku aktualisht mban pozicionin e Zëvendësdrejtorit. /ShkodraWeb/