“Jepni dorëheqjen Besa”, pas skandalit në gjimnazin e Fierit, kërkohet zyrtarisht dorëheqja e Ministres së Arsimit…

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias në Kuvendin e Shqipërisë, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqjen, teksa komenton ngjarjen e bujshme në gjimnazin e Fierit, Jakov Xoxa, ku profesori Agron Bego i kërkonte favore s#ksuale një nxënëseje. Përmes një postimi në “Facebook”, Dhimitri i drejtohet ministres Shahini me disa pyetje rreth këtij skandali s#ksual, duke i kërkuar të gjejë kurajon dhe të përgjigjet publikisht.


Postimi i plotë:

Znj. Shahini meqë ju belbëzoni sa herë që paraqiteni në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon ti përgjigjeni publikisht disa pyetjeve:

Kur do të veproni lidhur me ngjarjen e turpshme të abuzimit s#ksual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medias?

Cilat janë masat që ju keni marrë per të eleminuar nga stafet pedagogjike mësuesit pedofilë?

Kush na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?!

A ka marrë ndonjë masë Ministria për ti bërë nxënësit të denoncojnë publikisht të tilla raste?

Sa të tjerë që ende nuk janë identifikuar gjenden nën presione të tilla të abuzimit s#ksual?

Si mund të uleni në atë karrige të shtrembëruar nga pesha e papërgjegjësise suaj duke e parë me zë dhe figurë se në institucionet arsimore publike që ju mbuloni dhe keni për detyrë të menaxhoni, mësuesit sillen si grabitës të fëmijërisë dhe si dh.u.nues të rëndomtë?

Znj. Shahini, ju nuk mund të mjaftoheni me pushimin nga puna, të nje mësuesi të cilin opinioni publik e pa live se si sillej me nxënësit!

Znj. Shahini, nuk mund të qëndroni e fshehur pas kolltukut tuaj ministror, dhe të justifikoni e mbroni me heshtjen tuaj keta pedofilë, që institucionin arsimor kërkojnë ta kthejnë në strehë dh.u.ne!

Nuk mjaftuan gafat tuaja të njëpasnjëshme në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik, nuk mjaftoi paaftësia juaj si Ministre e Arsimit për tu përballur me situatën në të cilën gjendet sistemi arsimor sot. Nuk mjaftoi shkatërrimi që i shkaktuat Akademisë se Shkencave me platformën mbretit pa kurorë “Gjinushi “.

Nuk mjaftoi paaftësia dhe memecëria juaj për rehabilitin e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit. Nuk mjaftoi dështimi i reformave në arsim, por tani duket se nuk ja kurseni as mësuesët pedofilë, e as militantët keqeverisjes Rama. Si e justifikoni rastin e mësuesit zhigolo të liceut të Fierit? Përse hesht?!

Faktet dëshmojne qartë se propaganduesit e qeverisjes suaj luajnë me fatet e nxënësve në atë që duhet të ishte tempulli i dijes por praktikisht është kthyer në një vend të abuzimit s#ksual të pedofilëve ndaj fëmijve tanë të pambrojtur nga ju.

JEPNI DORËHEQJEN BESA!