
Gjykatën e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për agjentin e Oparacionales, Jeton Lami, i cili shërbente si shofer i Ervis Martinaj.
Agjenti i forcave operacionale, u arrestua me vendim Gjykate për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumëkërkuar, Ervis Martinaj, i cili tashmë rezulton i zhdukur.
I arrestuari është punonjës policie, agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Kurbinit i ka nisur hetimet për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinaj se kanë humbur prej disa kohësh çdo kontakt me të.
Hetimet për rrëmbim personi të drejtuara nga Prokuroria e Kurbinit, kanë zbuluar se polici 28-vjeçar Jeton Lami ka ndihmuar dhe transportuar Ervis Martinajn gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili e lidhte emrin e tij me disa ngjarje kriminale.
Jeton Lami është zbuluar nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një hoteli në Durrës, ku ka qenë në shoqërinë e Ervis Martinajt dhe mbi bazë të provave të siguruara gjatë hetimit, Prokuroria e Kurbinit i kërkoi Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për agjentin e Policisë vendim që u mor më datë 23 gusht dhe u ekzekutua menjëherë nga policia, e cila prangosi shtetasin Jeton Lami.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!