
Grupi i Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Shkodrës, do të pësojë një ndryshim në mbledhjen e rradhës që do të mbahet me 30 prill. Sipas njoftimit zyrtar të Sekretarit të Këshillit Bashkiak Suel Hadri, këshilltarja Sara Michel (Gurra) pritet të zëvendësohet nga një zonjë tjetër, pikërisht Ermira Hoxhaj.
Mësohet se këshilltarja Sara Mishel ka paraqitur dorëheqjen për shkak të impenjimeve jashtë territorit të Shqipërisë. Pas miratimit të dorëheqjes, do të bëhet edhe zëvendësimi me emrin pasues në listën e PD-së së depozituar në vitin 2015, pikërisht Ermira Hoxhaj. Më poshtë, dokumentacioni që do ti paraqitet Këshillit Bashkiak të Shkodrës.