“Jemi vonë, duhet reflektim”, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi komenton zhvillimet në PD…

Kryetarja e bashkisë së Shkdrës Voltana Ademi e ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu foli edhe për zhvillimet brenda PD-së dhe “Foltoren” e Sali Berishës. Ajo tha se cdo diskutim konstruktiv dhe analizë është e mirëpritur, po ashtu edhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që sipas saj është e vlefshme. Ademi kërkoi një reflektim të thellë për krizën që sipas saj ndodhet partia më e madhe në opozitë.

Pjesë nga intervista e Voltana Ademit


Nuk ja “dhatë” sallën e Teatrit “Migjeni” Sali Berishës në “Foltoren” e Shkodës….
Nuk është problemi i teatrit, ka marrë një vendim këshilli i bashkisë së Shkdorës, që në vitin 2016, që është teatri tempulli i artistëve, asnjë nga autoritetet politike, përfaqësues të partive nuk ka mundur më pas. Është një vendim që e kam respektuar.

Do ta respektonit edhe nëse do të vinte Basha?
Ka ndodhur.

Çfarë mendoni për situatën brenda PD-së?
Unë nuk kam pasur mundësi të shprehem se në familje kam pasur disa probleme, situatë të rëndë. Unë gjykoj që situata ka një krizë, ekziston, askush mos bëjë sikur nuk e sheh, mendoj se kjo duhet të jetë reflektim për të gjithë.

Diskutimi duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës. Diskutimi në këtë nivel banalizohet. Mendoj se diskutimi është i munguar dhe vonuar. Një analizë e munguar gjatë viteve, për të cilën kompromise që kanë ndodhur në heshtje me angazhimin e të gjithëve, po përfshij edhe veten këtu, mendoj se është një penalitet që po e vuajmë sot. Çdo debat nëse është konstruktiv është zgjidhje, nëse është destruktiv është shkatërrues.

A duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së?
Mendoj se çdo mbledhje është e vlefshme.

A do të rikandidoni për bashkinë e Shkodrës?
Është herët me e thënë, mendoj se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. /Abcnews.al/