Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka asnjë fakt që në bashkinë e Durrësit janë blerë vota. Në studion e Sokol Ballës, Rama u përplas me pedagogun Agron Gjekmarkaj në lidhje me dosjen 339.
Pjesë nga debati:
Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup k.riminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di.
Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.
Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se flasin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi.
Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju.
Rama: Unë thashë janë indicie.
Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar.
Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin.
Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish.
Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si flamurtar të Partisë Demokratike.