ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Je dashuria e jetës sime dhe të dua në përjetësi…”, dy vite nga humbja, motra kujton ish- gjyqtaren shkodrane

Dy vite më parë, një ngjarje e rëndë do të trondiste Tiranën e Shqipërinë. Gjyqtarja shkodrane Fildes Hafizi, do të humbtte jetën nga dora e ish- bashkëshortit të saj, duke lënë pas dy fëmijë. Në këtë përvjetor të largimit nga jeta, Fildesi kujtohet nga shumë të afërm.

“Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt” – me këto fjalë e kujton sot gjyqtaren Fildes Hafizi, motra e saj Amela Asllanaj. Përmes një postimi të ndjerë në facebook, motra e gjyqtares Hafizi, v.rarë dy vite më parë nga ish bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, shkruan se për të koha ka ndaluar në atë ditë.

Nuk më besohet që kanë kaluar dy vite pa ty. Ndihem e mpirë. Për mua koha ka ndaluar në këtë ditë. Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt. Nuk të harroj në asnjë çast të jetës sime e sot dua që të të kujtojnë edhe të tjerët. Je dashuria e jetës sime dhe të dua në përjetësi.” shkruan Amela, motra e gjyqtares Fildes Hafizi në statusin e saj në rrjetet sociale.

MUND TË LEXONI EDHE: “Përjetë në qeli”, merret vendimi për Fadil Kasëmin burrit që i mori jetën ish- bashkëshortes, shkodranes Fildes Hafizi…

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.