Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Javën e ardhshme valë arrestimesh brenda parlamentit

ShkodraWeb 8 April, 2018
parlament

Me 17 prill Shqipëria pret të marrë rekomandim pozitiv nga BE, ndërsa në qershor çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Në rastin më të mirë, ky është kalendari i procesit të integrimit që parashikon mazhoranca dhe ajo që ka shprehur publikisht opozita.

Por që përgjigja e vendeve të BE-së të jetë pozitive, për qeverinë ka një sërë kushtet zyrtare dhe jo zyrtare. Kushtet zyrtare janë ato që dihen, reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zbatimi i ligjit. N

Sipas “Koha Jonë”, kushte jo zyrtare janë dhënia e provave konkrete se reforma në drejtësi po funksionon dhe zyrtarët të lartë dhe ish-zyrtarë do të vihen para drejtësisë. Sidomos që drejtësia arreston zyrtarë dhe ministra të PS-së.

Realisht deri tani vetëm ish-zyrtarë të opozitës janë akuzuar dhe arrestuar, kurse nga radhët e PS-së, e cila ka pesë vite në qeverisje, asnjë arrestim nuk është bërë nga prokuroria. Këto ditë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të BE dhe vendeve më të rëndësishme të Unionit, ku do të kërkojë votën për çeljen e negociatave.

Nga ana tjetër, vendet e BE me anë të ambasadorëve dhe zyrtarëve të saj kanë kërkuar qartë se presin nga Tirana zyrtare hapa konkret në ndëshkimin e korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë. Është një kusht i panegociueshëm.

Ndaj deri më 17 prill, një anxhendë arrestimesh dhe procedimesh penale për zyrtarë dhe ish-zyrtarë qeveritarë pritet të vihet në zbatim në mënyrë për përshpejtuar.

Nën hetim janë një sërë zyrtarësh aktualë dhe ish-zyrtarësh, dosjet e të cilëve ka kohë që janë depozituar në Prokurori. Ambasadori i SHBA, Donald Lu dy ditë më parë paralajmëroi këto zhvillime, duke përmendur emrin e ish-ministrit Tahiri si i gatshëm për “tepsinë e peshkut”.

Ndërkohë theksoi se duhet të ketë hetime edhe për zyrtarë të tjerë aktualë të qeverisë, pasi asnjë hetim apo ndalim nuk është bërë ndaj kësaj kategorie zyrtarësh.

Pa arrestime nga PS-ja reforma në drejtësi është një çekiç dore në duart e kryeministrit Rama.

Ambasadori amerikan në një intervistë të Blendi Fevziu theksoi se duhen patjetër hetime dhe ndëshkime penale në mazhorancë, duke nënkuptuar se arrestimet janë bërë vetëm nga radhët e opozitës. Ndërkohë nga radhët e mazhorancës kanë filluar të dridhen këto ditë, ndonëse burime në radhët e opozitës thonë se kryeministri ka garantuar miqtë e tij dhe ministrat se sa të kemi prokurorinë në duart tona nuk ka asnjë shqetsim.

Megjithatë ndonjë “peshk” socialist do ta pjekin vetë mazhoranca për të ruajtur veten si ministra dhe zyrtarë të lartë të PS./joq/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHBA, thirrje Rusisë të ndalë mbështetjen për Asadin
Artikull pasardhës: DENONCIMI/ Berisha tregon ‘skenarin’: Ja çfarë po përgatit Rama për kuksianët

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.