Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj deklaroi sot se në Shqipëri janë 350 persona të cilët gëzojnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin. Cakaj tha se Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar më vendet e tjera.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve, gjyqtarëve të lartë që sipas tij nuk e kanë kaluar vetingun, deri tek shoferët e personaliteteve, duhet ti dorëzojnë ato pasaporta, në të kundërt do të shpallen të pavlefshme.
“Shqipëria ka 2-fshin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e rajonit. Ky është fakt real, në shkelje flagrante të ligjit, sot në Shqipëri ka më shume se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike në s’përputhje me ligjin. Deputetët, gjyqtarë të lartë që s’e kanë kaluar ende vetingun dhe shoqërues të ‘vipave’. U bëj thirrje që të dorëzojnë menjëherë pasaportën diplomatike në të kundërt ato do të bllokohen dhe do shpallen të pavlefshme”, ka thënë Cakaj.