“Janë bërë abuzime me pasoja të rënda financiare”, LSI kërkesë tre institucioneve: Nisni hetimet mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar me një shkresë SPAK, Prokurorisë së Tiranës dhe KLSH që të nisin hetimet mbi shpërdorimin me pasoja të rënda të Kaskadës së Drinit në prodhimin shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike me pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik.

Kërkesa është bërë nga dy deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho, të cilët kanë paraqitur fakte dhe prova mbi këto abuzime.


Sipas tyre në këto abuzime janë kryer veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit Pasiv dhe Aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Vjedhje e Pasurisë së Shtetit duke Shpërdoruar Detyrën e Kryer në Bashkëpunim’, ‘Falsifikim i Dokumenteve’, ‘Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike’.

Klikoni linqet më poshtë për ti lexuar të plota

KERKESA E LSI PER SPAK DHE PROKURORINE E TIRANES

KERKESA E LSI PER KLSH