Prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s Në Itali Nicola Gratteri, është i mendimit se e ardhmja e mafies në Evropë do të dominohet nga grupe e strukturuara shqiptare. Deklaratën, kryeprokurori e ka bërë gjatë një intervistë për median zviceriane.
“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafie e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare. Në Shqipëri ka një korrupsion të fortë, grupet k.riminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të k.okainës.”- tha prokurori.
Sipas prokurorit, grupet shqiptare kanë zënë një prani të fortë në Evropë dhe se po bashkëveprojnë me Ndragheta-n në Amerikën e Jugut. Qëndrimi i prokurorit të përgjithshëm të Catanzaro-s, vjen pak ditë pas njoftimeve për zgjerimin e parcelave të mbjella me k.anabis në Shqipëri dhe riaktivizimin e grupeve k.riminale për trafikun e tyre.