Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Jam shumë krenar për arritjet e tyre në Itali”, kryebashkiaku Tonin Marinaj takime me shqiptarët në Bergamo

ShkodraWeb 9 February, 2025
tonin marinaj itali 2025

Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Në Bergamo pata nderin të jem mes vëllezërve dhe motrave Malësore, të cilët edhe pse larg vendlindjes, mbeten të lidhur fort me rrënjët e tyre. Jam shumë krenar për arritjet e tyre në Itali, arritje që i kanë fituar me shumë mund, përkushtim, mençuri, guxim dhe ndershmëri, duke nderuar jo vetëm Malësinë e Madhe, por edhe gjithë Shqipërinë.

Për vite me radhë kanë mbështetur familjet e tyre dhe kanë kontribuar në nisma komunitare që i kanë shërbyer gjithë Malësisë së Madhe. Ky është një shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë për atdheun dhe ndjenjës së përgjegjësisë për rrënjët tona.

Si Kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe, e konsideroj një privilegj t’i shërbej një komuniteti kaq të mrekullueshëm. I ftova të gjithë Malësorët të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e Shqipërisë, sepse sot emri i vendit tonë është më i fuqishëm se kurrë. Marrëdhëniet me shtetet më të rëndësishme të botës janë më të mira se kurrë më parë, duke krijuar mundësi të reja për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.
Dua që Diaspora jonë të jetë një zë i fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë, ta promovojë atë dhe ta forcojë edhe më tej rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Faleminderit të gjithëve nga zemra që ishit sot në takim. Kjo është një thirrje për Atdheun dhe Diaspora jonë ka një rol thelbësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Të ardhurat për Shkodrën janë trefishuar në dy vitet e fundit”, Benet Beci jehonë të dhënave për AIRBNB
Artikull pasardhës: “Jemi të parët…”, kryeministri Albin Kurti shpall fitoren e zgjedhjeve: Ju pres në shesh në mesnatë…

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj, të përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.