“Jam nën kontratë edhe për 5 muajt e ardhshëm”, u përfol si përforcim i Vllaznisë, flet futbollisti durrësak…

Lajmet per merkaton e Vllaznise vazhdojne te jene prezent ne media, por duket se serish ka shume te paverteta ne ato çfare shkruhet dhe keshtu ka ndodhur edhe pasditen e sotme.

Lajmi i publikuar pasditen e sotme ne “Panorama Sport” per nje mundesi firmosje te mesfushorit durrsak Arber Çyrbja me Vllaznine teksa shkruhej se akordi mes paleve ishte arritur.

Por ne fakt nuk na rezulton keshtu. Gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar pak minuta me pare me vete lojtarin i cili per ne eshte pergjigjur ne kete menyre:

“Nuk eshte e vertete qe do te vij te Vllaznia. Une jam nen kontrate me Gjilanin edhe per 5 muajt e ardhshem dhe si rrjedhoje deri ne fund te muajit maj nuk mund te largohem prej tij”.

Vete Çyrbja nuk ka dashur te thote asgje me shume nese kaq dhe nuk ka folur me shume per te thene nese ka patur ndonje oferte konkrekte nga drejtuesit e Vllaznise apo jo.

Ne fakt ditet e fundit tek Vllaznia ka patur shume zhurme ne lidhje me merkaton dhe kesisoj edhe lajmi i sotem duket me teper nje sajim i medias sesa ka patur dicka te vertete ne kete mes. Arber Çyrbja nuk do te jete pjese e kuqebluve ne vazhdimin e sezonit.