“Jam në Torino të Italisë”, i akuzuar për atentatin ndaj 30 vjeçarit në Shkodër, i riu i gatshëm të hetohet por…

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorët të cilët qëlluan në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasit Taulant Pepaj

Policia ka thënë se në kërkim për këtë ngjarje ka shpallur Esmeraldo Haton, Sehar Xhenjen dhe vëllain e tij Shkëlzen Xhenje.


Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka mundur të bisedojë ekskluzivisht me Sehar Xhenjen përmes një lidhje me Skype. Nga arratia, ai thotë se është në Torino të Italisë dhe mohon çdo akuzë për përfshirje në ngjarjen ndaj Taulant Pepajt.

Xhenje shprehet se ka dalë nga Shqipëria që më datë 12 Janar 2021.

Gjatë bisedës me gazetarin dhe drejtuesin Spartak Koka, i shpalluri në kërkim Sehar Xhenje shprehet i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe të hetohet për këtë ngjarje, por kërkon garanci nga shteti që ti mundësojë rikthimin në Itali në përfundim të hetimeve.


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel