“Jam me fat që mbijetova nga festa me lojtarët tek goli i tretë”, Brdariç me “këmbë në tokë” edhe pas fitores me Tiranën

Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, i shfaq tepër i lumtur pas triumfit 3-2 që skuadra e tij arriti në sekondat e fundit ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku u shpreh:


“Ishte mrekulli, por ne dhamë maksimumin për t’ia arritur dhe në fund janë detajet ato që vlejnë. Jam me fat që mbijetova nga festa me lojtarët te goli i tretë.

E kishit menduar një fitore në fund? Ishte mrekulli. Po, ne dhamë makimumin për tia arritur dhe në fund janë detajet ato që vlejtën. Jam me fat që mbijetova nga festa me lojtarët te goli i tretë.

Pësuat dy gola? Jemi duke ndërtuar një skuadër dhe patjetër që ka vend për përmirësime.

Imeri, Dilaver dhe Da Silva? Sigurisht që sulmuesit kanë qejf të vrapojnë pas topit. Duhet që të jemi mirë edhe në tranzicion, jo vetëm në sulm. Të përqëndrohemi në mbrojtje. Është një proces.

Mbështet ShkodraWeb Media

Dungën e zgjodhët ju apo Djarmati? Kemi folur dhe e kemi vendosur sëbashku. Dikush duhet të bënte hapin e radhës dhe unë isha ai. Jam i lumtur që shënoi dhe më vjen mirë që shënoi dhe na dha tri pikët. Të shkojë në kishë edhe të lutet sepse ka bërë mirë.

Objektivi? 9 pikë pas 3 ndeshjesh. Jemi për kampion dhe a shqetësoheni nga euforia? Ndeshja e sotme ishte e rëndësishme për të gjithë dhe jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo ndeshje.

Ky klub në vitet e fundit ka pasur vështirësi dhe në këtë moment duhet të shijojmë sukesin dhe nuk dua të flas më shumë për të ardhmen. Ne duhet ta shijojmë momentin, lojtarët e mijë e kanë vlerësuar këtë ndeshje dhe kemi punuar shumë për të qenë këtu”, u shpreh trajneri.

ShkodraWeb Channel