
Mënyra se si dyshja ka zgjedhur t’a luajë lojën, ka bërë që publiku ti ndjekë me orë të tëra. Megjithatë, edhe pse Luizi dhe Olta shihen si armiq në kuadër të lojës, kjo e fundit ka bërë një deklaratë të papritur për të.
Në një diskutim pak më parë, Maestro dhe Olta treguan se e kanë të vështirë të flasin lirshëm me banorët e rinj brenda shtëpisë. Madje, aktorja u shpreh se pavarërisht rivalitetit që ka në lojë, është e afeksionuar me Luizin.
“Luizin e kam kundërshtar në lojë por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”, tha Olta.
Kjo nuk është hera e parë që Olta flet mirë për Luizin, pasi dhe herë të tjera ka treguar se shtëpia e BBV pa atë do të dukej bosh.