Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Ja si ndodhi ngjarja, mendoj se…”, flet shefi i Policisë Bashkiake në M.Madhe ndërsa Policia: Autori, person me pagesë…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Mentor Hasanaj, shefi i policisë bashkiake i cili mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kanë ndonjë konflikt.

Sipas tij, ngjarja e ndodhur një ditë më parë nuk ka lidhje me detyrën e tij.

“Pas të shtënave pashë që unë dhe babai ishim plagosur. Mendoj që ngjarja nuk ka lidhje me detyrën. Nuk kam pasur asnjë debat kohët e fundit apo edhe më parë. Nuk kam asnjë konflikt, as babai dhe as familja ime. Kam qenë me familjen time në makinë dhe papritur na qëlluan dhe u munduam të shpëtojmë. Nuk kam asnjë ide se përse më qëlluan me armë”, ka dëshmuar Hasanaj, raporton News24.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje të dyfishtë, por Policia ka dyshime se kjo ngjarje lidhet me punën e shtetasit Mentor Hasanaj, si drejtor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, por edhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve që qëlluan ndaj familjes Hasanaj. Në afërsi të vendit të ngjarjes ka një sërë objektesh që kanë kamera sigurie dhe Policia i ka sekuestruar për të bërë këqyrjen e tyre dhe për të arritur tek identifikimi i autorit që qëlloi ndaj Xhelal Hasanaj dhe djalit të tij Mentor Hasanaj, ky i fundit drejtor i Policisë Bashkiake.

Menjëherë pas plagosjes së dyfishtë të shtetasve Xhelal Hasanaj dhe djalit të tij, Mentor Hasanaj, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Policia vendore e Shkodrës ka ngritur dyshimet e para rreth autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se kanë dyshime të forta se autori i ngjarjes mund të jetë një person me pagesë. Këto dyshime Policia i ka ngritur për shkak të mënyrës se si është bërë ky atentat ndaj familjes Hasanaj.

Dyshimet janë të forta se objektivi i këtij atentati është drejtori Mentor Hasanaj. Saktësia e autorit, i cili qëlloi nga larg dhe më pas në ecje e sipër me motor ka bërë që të krijohen dyshime se autori mund të jetë një atentator me pagesë. Sipas burimeve, personi i cili ka pasur një konflikt të hapur me drejtorin Hasanaj, ka porositur këtë atentat. Autori ka tentuar të vrasë drejtorin Hasanaj dhe pasi ka parë se e ka qëlluar është larguar me idenë se e ka lënë të vdekur në vend.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare, për ditën e sotme, e hënë 12 tetor 2020…
LAJM PAS: VIDEO – Presidenti Meta ultimatum Ramës: Reflekto dhe respekto 5 Qershorin, përndryshe me 25 Prill…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 28 janar 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.