Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • HiTech
  • Kryesore

“Ja si do të jenë njerëzit pas 1 milionë vitesh”, teza e fizikantit: Do të jenë aq shumë të ndryshëm nga sot…

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

5

Çfarë do të jenë qeniet njerëzore (gjithnjë nëse do të ekzistojnë deri atëherë) pas 1 milion vitesh? Është e vështirë të bëhet ndonjë parashikim i saktë, por një gjë është e sigurt:do të jenë aq shumë të ndryshëm nga sot, si në aspektin biologjik ashtu edhe kulturor, saqë mund të jenë të panjohur për ne.

Një sajborg

Këtë tezë e mbështet Brajan Grin, fizikant teorik në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork dhe konsulent në “Year Million”, një serial televiziv, i transmetuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara, i cili eksploron të ardhmen e njerëzimit. Sipas Grin, organizmi ynë dhe elektronika do të integrohen gjithnjë e më shumë më njërin-tjetrin, dhe pasardhësit tanë do të jenë hibridë, pra njerëz-makina shumë teknologjikë.

Fantashkencë? Eksperti mendon që jo. “Kufijtë midis jetës biologjike dhe asaj artificiale po ngushtohen shumë që sot”- deklaroi ai një intervistë për LiveScience. Ndërkohë edhe Huan Enrikez, një studiues meksikan, që është përfshirë prej vitesh në analizimin e ndikimit të shkencës mbi të ardhmen e njerëzimit, pajtohet me këtë vizion.

Njerëz të rinj

Në një Ted Talk të kohëve të fundit, Enrikez është shprehur se sot është e mundur të krijohen organe artificiale nga të cilat varet jeta e njerëzve, të implantohen pajisje të afta për të kompensuar keq-funksionimet biologjike (si për shembull stimuluesi i ritmit të zemrës), apo që janë të afta të përforcojnë aftësitë njerëzore (aparatet e dëgjimit apo ekzoskeletet), por edhe ri–programimi i qelizave, për t’i bërë ato të afta të kryejnë detyra të ndryshme nga ato origjinale.

Sipas Enrikez, brenda disa shekujsh këto teknologji do ta evoluojnë artificialisht njeriun, për ta bërë atë më të përshtatshëm për kushte të reja mjedisore. Për shembull ato që mund të gjejmë në planetin Mars apo planetë të tjerë që do të kemi kolonizuar deri në atë kohë.

Një evolucion i diktuar

Pasardhësit tanë do të jenë të imunizuar nga shumë sëmundje që sot janë vdekjeprurëse, të trashëguara dhe jo vetëm, të cilat do të fshihen nga ADN-ja jonë. Dhe qelizat e trupit tonë do të ri–programohen për t’u riparuar. në rastin e ekspozimit të tepërt ndaj rrezatimit kozmik gjatë udhëtimit në hapësirë apo në planetë me një atmosferë më të hollë se ajo e Tokës.

Mushkëritë dhe muskujt e njeriut, do të përshtaten për të funksionuar më së miri edhe në mjedise me më pak oksigjen, dhe do të jenë në gjendje të filtrojnë edhe sot toksinat e panjohura, të pranishme në ajrin e botëve të reja.

Të projektuar për të shkuar dhe jetuar në Mars

Njeriu, shpjegon Enrikez, ka evoluar në Tokë bazuar në kushtet e njohura mjedisore. Por sikur njëri prej parametrave të ishte i ndryshëm? Për shembull Marsi merr 66 për qind më pak dritë dielli sesa planeti ynë, dhe graviteti është vetëm 38 për qindi asaj të Tokës.

Pasardhësit e kolonëve njerëzorë, që do të rriten dhe do të riprodhohen në Planetin e Kuq, do të zhvillojnë brez pas brezi bebe më të mëdha të syrit, për të thithur më shumë dritë dhe për të parë më mirë edhe në kushtet e dritës së zbehtë, dhe ndoshta do të jenë disa centimetra më të gjatë sesa ne sot.

A do të bëhemi të gjithë Manga?

Përfundime të tilla u hipotetizuan në vitin 2013 nga Nikolai Lam, studiues dhe artist dixhital, si dhe gjenetisti Alan Kuan i Universitetit të Uashingtonit. Bazuar në evolucionet e mundshme të mjedisit, klimës dhe teknologjisë, Kuan hipotezon se në vitin 100.000 do të ketë një racë njerëzore me sy më të mëdhenj, të përshtatshëm për të parë edhe në planetë larg Diellit të tyre dhe me ndriçim të dobët.

Po ashtu njerëzit e kësaj race do të kenë një ballë më të lartë dhe më të gjerë, një tru më të madh dhe lëkurë të errët, që do të jetë e aftë t’i rezistojë rrezatimit kozmik. Sipas studiuesit, stërnipërit tanë do t’i kenë vrimat e hundës më të mëdha, të përshtatshme për të thithur më shumë ajër në mjedise të varfra me oksigjen, si dhe qime floku shumë më të trashë, për të reduktuar humbjen e nxehtësisë nga koka. Por studimi i tyre, që u bë i famshëm sepse u botua në të gjitha mediat e kohës, nuk është botuar kurrë në gazetat shkencore.

Një etni universale

Një tjetër hipotezë interesante mbi të ardhmen e njerëzimit, u publikua së fundmi në një video në “RealLifeLore”. Sipas autorëve të saj, brenda vitit 10.000 variacionet e gjenomitnjerëzor që lidhen me tiparet rajonale. Për shembull nuk do të ekzistojnë më si karakteristika të veçanta ngjyra e lëkurës apo e flokëve.

Këto tipare do të shpërndahen në mënyrë uniforme në të gjithë planetin. Me pak fjalë, do të ketë një racë të vetme dhe një etni të vetme:një përzierje të atyre aktuale. Deri në vitin 20.000, edhe gjuhët që ne flasim sot nuk do të ekzistojnë më, duke evoluar në diçka krejtësisht të re.

Fizika e re

Grin thotë se ajo që do të ndryshojë rrënjësisht do të jenë dijet tona. Në vitin 1.000.000 do të kemi mbushur të gjitha boshllëqet që janë sot të pranishme sot tek teoritë e fizikës. Ne do të kemi kuptuar të gjitha forcat dhe elementët që qëndrojnë në themelin e materies, dhe do të jemi në gjendje të formulojmë një grup ekuacionesh të afta për të përshkruar një teori të re të gjithçkaje. Por a do të jemi të gjithëdijshëm? Fatmirësisht jo, Në fakt do të lindin dyshime të reja dhe pyetje të reja që sot nuk jemi në gjendje as t’i formulojmë. /Focus – Bota.al/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Me 4 fëmijët…”, për Jozefina Topallin sot është një ditë e veçantë, festë dhe mijëra urime për ish- kryeparlamentaren
LAJM PAS: MOTI – Keni plane për ditën e sotme, ja si parashikohet moti në vendin tonë për ditën e diel, 27 nëntor 2022

TË FUNDIT

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

27 mins ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

1 hour ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • “Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • “Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • BBVIP – Tjetër protestë para Top Channel, gjithçka lidhet me eliminimin e papritur të Efit, ja çfarë dyshohet…

TË FUNDIT

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër
  • Kryesore

“Kanë dëshirën për jetë, për çdo gjë të bukur”, Benet Beci pjesë e festës me vajza e gra të angazhuara në Shkodër

27 mins ago
BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

1 hour ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

2 hours ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.