“Ja pse nuk mund të ketë zgjedhje me 30 qershor…”, deputeti i “opozitës së re” jep argumentet si ish- polic…

Lefter Maliqi, deputeti i dalë nga lista e PD-së që pranoi mandatin thotë se në 30 qershor nuk do të realizohen zgjedhjet. Deklaratat e tij i mbështeti mbi argumente duke u bazuar mbi karrierën e tij në polici.

“Pyeta drejtorin e policisë së Fierit, sa policë ke? 600 policë më tha, ndërkohë që janë 580 qendra votimi në këtë qark. Policia e ka të pamundur ti mbulojë, në veri s’ka zgjedhje. Në Kamëz, jo e jo. Po ashtu dhe në disa zona të tjerë, apo në Berat e Skrapar. Si mund të ketë zgjedhje? Edhe vetë ata e dinë që s’bëhet, kjo është arrogancë e qeverisë. Opozita ka 800 mijë votues, do futësh të gjithë këta në burg. Ti i ke futur në burg njerëz të pafajshëm, për pak gram kanabis, për energji elektrike. Nuk është opozita kjo që jemi në. Për mua opozita është në rrugë, unë me demokratët jam. Me Bashën kam gjëra personale, ka kërkuar ndjesë. Por jam me PD-në”, deklaroi Maliqi.

Sa i përket protestave të opozitës, ai tha se krahasimi i Ramës me 21 janarin është si nata me ditën.

“Unë jam gati që sa më shpejt, ai nuk është parlament legjitim. Për interesat e vendit duhet të bëjmë një marrëveshje sa më shpejt, vendi të kalojë në zgjedhje parlamentare dhe lokale në shtator apo tetor. Unë jam për sistemin mazhoritar. Ndaj duhet marrëveshje politike të shpejtë. Këta bënë gabim që njohën zgjedhjet. Neve nuk na pyet njeri po u arrit marrëveshje”, theksoi ai.

Deklaratë të fortë bëri dhe për opozitën e re, për të cilën tha: Një pjesë e deputeteve të opozitës së re i shpërbejnë Ramës. Mos përmend emrat. /Opinion.al/

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

SONDAZHI/ PS vazhdon tkurrjen në Shkodër, PD fitore të padiskutueshme nëse do të votohej sot…

Televizioni...

“Takohu me këtë person…!”, ish-deputeti i PD i përgjigjet Ramës për “Kur do flasim” për Bashën…

Që...

VIDEO/ Lazio e Strakoshës fiton “finalen e shqiptarëve” për Kupën e Italisë, kryeqytetasit shpëtojnë sezonin…

Lacio...

Close