“Ja pse ndërroi jetë 76 vjeçarja”, Ministria e Shendetësisë mohon që të ketë lidhje me virusin…

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nuk ka jetë të humbur nga COVID-19 sot në spitalin Infektiv.

Pas publikimit në media të lajmit për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit Infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid- 19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid- 19.


Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e túmòrit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe insuficiencë kardiake e dekompesuar.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media