Ky është shteti monopartiak i cili nuk perfill asnje ligj por vepron sipas interesit te Partise ose grupit te individeve qe perfaqeson.
Si mund te zgjidhen zevendesit kur ende nuk eshte zgjedhur Kryetari? Si mundet Keshilli Bashkiak te zgjedhe Nenkryetaret kur ata sipas ligjit i emëron Kryetari? Si mundet te largojne Kryetaren aktuale kur ligji thote se ajo dorezon detyren pasi betohet kryetari i ri i zgjedhur?
Kushtetuta dhe ligjet organike ishin dhe mbeten te qarte por nuk arriten te pengojne maxhorancen aktuale te zgjedhe prokuroren e përgjithshme me 69 vota, nuk e penguan gjykatën e Durresit qe te nxirrte dy vendime te ndryshme per mandatin e kryetares se Bashkise Durres pas urdhrit qe moren nga Rama dhe me sa duket nuk do pengojne Keshillin Bashkiak te Shkodres qe te “emeroje” Nenkryetaret kur ata i emeron/shkarkon sipas Kushtetutes dhe ligjit per Qeverisjen Vendore vetem Kryetari i Bashkise.
Tre shembuj se si Kuvendi, Gjykatat dhe nesër Pushteti Vendor shkelin kushtetutën dhe ligjin organik nisur nga interesa partiake. Shembuj te tille me mazhorancen aktuale ka pafund dhe pothuaj ne cdo fushe. Per fat te keq vetem opozita po nge zerin ne kushtet kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Ka plot aktore te cilet kane dhene kontribute per ngritjen e sistemit te pushtetit vendor ne Shqiperi. Sot eshte e domosdoshme qe te shprehen ne menyre qe mos ti lejohet rruge arbitraritetit, arrogances dhe monizmit. Shoqata e Bashkive, pavaresisht se sa degjohet, duhet te ishte shprehur per shkeljet flagrante qe kane ndodhur me ligjin per Qeverisjen Vendore dhe vecanerisht per ate qe pritet te ndodhe ne Shkoder.
Zyra e Keshillit te Europes, midis te tjerave ndjek zbatimin e legjislacionit te pushtetit vendor. A jane praktikat e mësipërme ne përputhje me ligjin per Qeverisjen Vendore?
Ligji ne fjale është hartuar ne vitin 2015 si pjese e projektit Star te reformes territoriale me ekspertize dhe financim BE, PNUD si dhe disa qeverive mike. Sa vlere ka nje ligj i mire kur ai nuk zbatohet apo zbatohet sipas motos ligji jam une?
Ne se Rama, institucionet e ekzekutivit, gjykatat veprojne jo sipas ligjit por provokojne dhe veprojne sipas vullnetit te mbrapesht te nje individi cfare ju mbetet qytetareve qe te bejne? /Nga Edmond SPAHO/