FOTO – Ja pse gjendej në “Astir” mbrëmjen e të hënës 28 vjeçari, para se të thirrej të dilte jashtë lokalit, ai ishte…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë zonën e “Astir” në Tiranë. Një i ri 28 vjeçar, ka humbur jetën në pritë, teksa ishte në shoqërinë e dy vajzave në një lokal mjaft të frekuentuar. Po si gjendej në atë orë i riu në zonën e “Astir”?


Mësohet se 28-vjeçari Vilson Tafçiu jetonte në zonën e Institutit në Tiranë dhe kishte vajtur në “Astir” për ti bërë nderimet e fundit gjyshes, që i kishte ndërruar jetë këto ditë. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është shenjestruar me pistoletë, duke humbur jetën menjëherë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kr.imit.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania