Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ja kur vendoset dialogu me qeverinë…”

ShkodraWeb 24 March, 2019
prezantimi veliaj

Mbi tetë mijë karrige të marra nga shkollat për spektaklin e ditës: atë të ‘bashkisë që duam’. Nuk ka të ngopur kjo qeveri me shfaqje spektakolare, ku tumpetohen fitoret imagjinare. Si për t’i bërë karshillëk aksionit të opozitës kundëraksioni i mazhorancës po mbledh karriget e shkollave dhe administratën me ftesa facebookiane ‘të ëmbla’ e me kërcënim nëpër dhëmbë për pjesëmarrje të detyruar në harena pompoze tipike si kongreset e dikurshme.

Asnjë reflektim mbi situatën politike aktuale. Përkundrazi, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Sikur gazi e hareja të mos ishin ndryshe nga gazi lotësjellës ndaj protestuesve. Sikur të mos ishim vendi i kanabizimit dhe tranzit për drogat e forta; vendi ku ka krim të organizuar të bërë njësh me qeverisjen. Sikur reforma në drejtësi të synonte një drejtësi të barabartë për të gjithë. Po kështu, edhe kur parlamenti mbushet me njerëz pa mandat politik dhe mandati shitblihet si mjet mbijetese për disa e kthehet në karshillëk për ca të tjerë.

Por, nëse Shqipëria është ajo që duam, si këto skena madhështore antimitigu, përse qytetarët po ikin; përse ngrihen vallë studentët, artistët, fermerët, banorët e Kukësit e të Astirit, naftëtarët e minatorët? E vërteta është se vendi po rrëshqet drejt kapjes së pushteteve dhe vendosjes së një regjimi autokrat.

Albert Ajnshtain na mëson se nuk mund të zgjidhen problemet nga e njëjta mendësi që i ka krijuar. Ndaj krijimi i një rendi të ri kushtetues është mision për ndërtimin e një demokracie funksionale me pushtete të pavarura. Një qeveri tranzitore që synon çeljen e negociatave, korrigjimin e reformës në drejtësi, çlirimin qeverisjes prej monopoleve, korrupsionit dhe drogës, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i thënë stop blerjes së votës, janë shtyllat e një dialogu midis partive politike në vend. Çdo gjë tjetër është retorikë, papërgjegjshmëri dhe humbje kohe në dëm të qytetarëve. /Nga Shezai RROKAJ, ish- deputet i LSI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PRIVATIZIMI I VLLAZNISË/ Flet kryebashkiakja Ademi: Shpejt projekti kalon në Këshillin Bashkiak, marrim edhe stadiumin në…
Artikull pasardhës: “Përjashtimi i Strakoshës “i hëngri kokën” Panuçit, kryeministri Rama tentoi të bindë Reja-n për trajner të Kombëtares..:”

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.