Skip to content
28 November, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Ja kur arrihet piku i Covid-19 në Shqipëri…”, shefi iUrgjencës Kombëtare flet edhe për “skenarin italian”…

ShkodraWeb 3 years ago

Fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Të infektuarit do të jenë më të shtuar së aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës. Analiza vjen nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili i referohet jo vetëm shkeljes së masave nga qytetarët, por dhe rihapjes së transportit publik që ende nuk ka dhënë efekte në rritjen e infeksionit.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj në një intervistë për A2.


Ai shtoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër. Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara mund të ndodhin vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi. Por kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se nuk do të përjetojmë situatën që kaloi Italia me koronavirusin dhe kjo për shumë arsye.

“Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy vaksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët”, tha ai.

Skënder Brataj shprehet se frenimi i përhapjes se korona virusit varet nga qytetarët dhe zbatimi i masave mbrojtëse. “Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, koronavirusi do të zhdukej. Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e infeksionit në masën 70%”.

Në dy javët e para të korrikut janë rritur thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare. Vetëm në 24 orë, në sallën operative mbërrijnë 2500 telefonata.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “E verteta për transferimin e Çinarit…”, KF Vllaznia deklaratë për mediat pas vendimit të FIFA-s për shkodranin…
Lajmi pasues: LAJM I KEQ – Edhe Greqia do të vazhdojë të mbajë mbyllur kufijtë me Shqipërinë, ja kush lejohet të kalojë…

TË FUNDIT

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…
  • Aktualitet

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…

3 hours ago
VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…
  • Aktualitet

VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…

3 hours ago
Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…
  • Art-Kult

Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…

8 hours ago

TË FUNDIT

  • Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve… 28 November, 2023
  • VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për… 28 November, 2023
  • Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”… 28 November, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • EMRAT – Përplaset nga dy makina njera pas tjetrës, humb jetën menjëherë këmbësori… 27 November, 2023
  • NGA LUTFI DERVISHI – Baba Vangat e banaqeve televizive… 27 November, 2023
  • VIDEO – Bashkia Shkodër mënyrë origjinale për kremtimin e Pavarësisë, projekton në fasadën e saj ngjarje dhe personazhe 27 November, 2023
  • VIDEO – Moti i keq në Liqenin e Shkodrës dëmton sërish molon turistike në qendër të Shirokës… 27 November, 2023
  • FOTOLAJM – Julian Deda tregon porosinë e fundit të të atit, Zefit dhe ia plotëson menjëherë atë… 27 November, 2023
  • VIDEO – “E mora vesh pas vdekjes…”, marrëdhënia me mikun e rinisë, flet Sandër Ruçi: Zef Deda ka kërkuar të më takojë… 27 November, 2023

TË FUNDIT

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…
  • Aktualitet

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…

3 hours ago
VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…
  • Aktualitet

VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…

3 hours ago
Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…
  • Art-Kult

Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…

8 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.