
Energjia elektrike do të mungojë sërish në disa zona të Shkodrës, ditën e neserme, 22 dhjetor 2021 për të paktën 6 orë e 30 minuta. Këtë e bën të ditur OSSH Shkodër, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Njoftim për abonentët #Shkodër
Stakim, 22 dhjetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 22 dhjetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:30 do të kryhen punime në linjën 110kV Bushat 2 – Lezhë. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:
Pjesërisht: Bushat, Ashtë, Kosmaç, Melgushe, Ranxa, Mali Jushit




