Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ja cila është pista ku po hetohet”, ekzekutimi i ish deputetit në lulishte, gazetarja Klodiana Lala jep detaje…

ShkodraWeb 29 November, 2021
klodiana lala pashko ujka

Pashko Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021) teksa shëtiste me bashkëshorten e tij në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit, për të ndërruar jetë pas rreth 1 ore e 20 minuta në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gazetarja Lala bën me dije se pista ku po heton policia ka të bëjë me mbajtjen e borxheve.

Ndër të tjera, Lala thotë se do të hetohet edhe problematikat që ka patur në të kaluarën për shkak të posteve që ka mbajtur, një ndër to si kreu i Komunës së Velipojës ku nuk kanë munguar çështjet e ndryshme për pronat.

“Bëhet fjalë për një autor të vetëm. Bëhet fjalë për një person që mund të çojnë në identifikimin e tij po nuk mund të flasim për emër konkret. Pista e hetimit është e borxheve.

Shihet edhe mbajtja e posteve që ka pasur. Ka pasur dhe herë të tjera që është vënë në shënjestër të atentateve. Familjarët kanë bërë thirrje që të dhurojnë gjak por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë.

Dëshmitare është bashkëshortja por nuk ka dhënë detaje për shkak të traumës por edhe nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur kur është rrëzuar në tokë. Duke qenë zonë e populluar, ka kamera por po hetohet për një vrasje që ka të bëjë me borxhet dhe problematikat që ka pasur në të kaluarën ish deputeti me postet që ka mbajtur.

Kishte kohë që ishte larguar nga postet shtetërore. Konfliktet më të shumta vinin sepse mbante postin e kryetarit të komunës së Velipojës. Është zgjedhur silenciatori për të mos tërhequr vëmendjen dhe është gjetur mënyra që të mos shmangej.

Fakti që policia dhe grupi i hetimit ka kthyer sytë nga e kaluara tregon se mund të jetë një autor i dyshuar për të treja ngjarjes. Është ngjarje e rëndë prej profilit të viktimës dhe vendit ku është zgjedhur të kryhet ekzekutimi. Dosjet e mëhershme do i vijnë në ndihmë grupit të hetimit.

Tirana Durrësi e Shkodra konsiderohen si njolla të zeza. Duke qenë se ka ndodhur në sy të shumë dëshmitarëve dhe ka pasur edhe më herët atentate e sulme ndaj tij, mendoj se policia do shkoj drejt një hetimi”, tha Lala.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Mesi mbyll debatin, ja statistikat që e çuan yllin argjentinas drejt “Topit të Artë” të shtatë…
Artikull pasardhës: “Kohët e fundit ai nuk ruhej dhe nuk kishte frikë”, atentati ndaj ish- deputetit, gazetari Koka: Policia ka infomacione…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.