Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Rajoni & Bota

“Ja çfarë po e kërcënon demokracinë tonë”, presidenti Joe Biden i drejtohet vendit në fjalimin e lamtumirës

ShkodraWeb 16 January, 2025
joe biden fjalim lamtumire 2025

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar amerikanëve të mërkurën për të paralajmëruar për një “oligarki” të ultra të pasurve që po hedh themelet në vend dhe për një “sektor të industrisë së teknologjisë” që po cenon të drejtat e amerikanëve dhe të ardhmen e demokracisë.

Duke folur nga Zyra Ovale teksa përgatitet t’i dorëzojë pushtetin Presidentit të zgjedhur Donald Trump të hënën, Biden dha alarmin, për siç tha ai, akumulimin e pushtetit dhe pasurisë tek një grup i vogël individësh.

“Sot, një oligarki me pasuri, fuqi dhe ndikim ekstrem po merr formë në Amerikë, çka përbën kërcënim për demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore dhe dëmton të drejtën që të gjithë të përparojnë”, tha zoti Biden.

Ai tërhoqi vëmendjen për “një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në duart e disa individëve ultra të pasur dhe pasojat e rrezikshme nëse shpërdorimi i tyre i pushtetit nuk vihet nën kontroll”.

Duke përsëritur paralajmërimet e Presidentit Dwight Eisenhower lidhur me sektorin ushtarako-industrial në fjalimin kur u largua nga detyra në vitin 1961, zoti Biden shtoi, “Jam po aq i shqetësuar për fuqizimin e sektorit teknologjiko-industrial që mund të paraqesë rreziqe të vërteta për vendin tonë”.

Alarmi i Biden vjen pasi disa nga individët më të pasur në botë dhe titanët e industrisë teknologjike muajt e fundit janë rreshtuar përkrah Trump, kryesisht pas fitores së zgjedhjeve të nëntorit.

Miliarderi Elon Musk shpenzoi më shumë se 100 milionë dollarë për të ndihmuar republikanin Trump që të fitojë zgjedhjet. Drejtues të tjerë të lartë, si Mark Zuckerbeg i kompanisë META dhe Jeff Bezos i firmës Amazon, kanë dhuruar para për komisionin e inaugurimit të presidentit të ri dhe janë takuar me zotin Trump në rezidencën e tij në Florida.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, Presidenti Biden lajmëroi arritjen e një marrëveshjeje të shumëpritur armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, çka mund t’i japë fund gjakderdhjes në Lindjen e Mesme.

Por Presidenti Biden nuk po largohet nga Shtëpia e Bardhë në mënyrën që ai shpresonte. Ai kandidoi për një mandat të dytë, duke lënë mënjanë shqetësimet e votuesve për moshën e tij. Pas një paraqitjeje të dobët në debatin me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, nën trysninë e Partisë Demokrate Presidenti Biden hoqi dorë nga gara për një mandat të dytë. Ai mbështeti Nënpresidenten Kamala Harris, e cila humbi përballë zotit Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Ndërkohë, Presidenti Biden po përgatitet t’i dorëzojë Shtëpinë e Bardhë një individi të cilin e cilësoi si kërcënim ekzistencial për institucionet demokratike në vend.

Në një letër të hapur të publikuar të mërkurën, Presidenti Biden e pranoi nuk i kishte realizuar premtimet e tij.

“Kandidova për president sepse besoja se shpirti i Amerikës ishte në rrezik. Vetë natyra se kush jemi ishte në rrezik dhe kjo ende vazhdon të jetë”, thuhet në letrën e zotit Biden.

Më tej në letër, Presidenti Biden theksonte arritjet e tij, duke përfshirë drejtimin e vendit dhe luftën kundër pandemisë së koronavirusit, mbështetjen e prodhimit brenda vendit dhe uljen e kostos së barnave me recetë.

Fjalimi prej 15 minutash i zotit Biden mbrëmjen e së mërkurës jo vetëm që shënon fundin e presidencës së tij, por edhe pesë dekadat e tij në politikë. Pas zgjedhjes në moshën 30-vjeçare për të përfaqësuar shtetin e tij të lindjes Delauer në vitin 1972, zoti Biden ishte senatori më ri.

Zoti Biden kandidoi për postin e presidentit në vitet 1988 dhe 2008 përpara se të bëhej nënpresident pas fitores së demokratit Barack Obama. Pasi shërbeu 8 vjet në postin e nënpresidentit, zoti Biden u konsiderua se i kishte dhënë fund politikës. Por ai u kthye në skenën politike në vitin 2020, duke larguar me sukses Presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë. /VOA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 janar 2025…
Artikull pas: Kapet nga policia në Muriqan 34- vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia turke për të kryer dënimin

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.