Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ja çfarë më pëlqen tek Eduardi”, nga jeta në fshat tek dashuria dhe konsultat me psikologët, Arbana Osmani flet pa doreza

ShkodraWeb 1 January, 2022
ed grishaj arbana osmani

Moderatoren e njohur Arbana Osmani e kemi parë të intervistojë, por rrallë herë të japë intervista dhe të flasë për veten. Sot ajo ka folur pa doreza për jetën e saj. Nga fëmijëria në fshat, tek puna, kulmi i karrierës dhe dashuria, moderatorja Osmani i ka treguar të gjitha në një intervistë me banorin e Big Brother, Donald Veshaj.

Arbana ka treguar jetën e saj në fshat, për të cilën thotë se ka kujtimet me të bukura me gjyshërit. “Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa”, u shpreh Arbana.

Moderatorja e njohur thotë se ka pasur edhe periudhat e saj të errëta, të cilat nuk i ka ndarë me publikon. Ajo shprehet se për të kaluar këto situata ka kërkuar edhe ndihmën e psikologëve.

Ndërsa e pyetur për dashurinë dhe lidhjen e saj me Eduardin, Arbana u shpreh se “nuk ka gjë që nuk më pëlqen tek ai”.

Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë?

Unë e kam kaluar fëmijërinë time një pjesë të mirë me gjyshërit. Unë kam jetuar në Peshkopi, më pas në Burrel ca kohë dhe gjyshja ime nga mami jetonte në Bulqizë , ndërsa gjyshja nga babi jetonte në Maqellarë në një fshat të Peshkopisë dhe shkojë shumë shpesh. Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa.

Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës?

Unë kam filluar punë në Top Albania në 1999 dhe për një vajzë si mua nuk ka qenë e lehtë ambientimi në Tiranë, aq më tepër të fillosh punë në radio dhe më pas në televizion. E nisa me një audicion, ku unë fitova mes 300 personave. Nuk ishte e lehtë, sepse unë isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante që rrobat i rrinin bukur…kam kërkuar të kisha hapësirën time për të shprehur talentin dhe të fitoja me punën time. Në fillim ishte shumë e vështirë. Jam gjykuar patjetër.

Ku e gjen forcën kur ndihesh e dobët?

Në momente të ndryshme tek njerëzit që unë kam besim, tek ata që me besojnë dhe vlerësojnë. Në momentet e momente të caktuara edhe unë kam patur periudhat e mia të errëta që edhe pse kam zgjedhur mos i ndaj me shikuesit kanë qenë në jetën time dhe kanë zgjatur shumë. Kam zgjedhur ti ndaj edhe me një terapist me një psikolog, dhe ka qenë një periudhë jo e shkurtër. Kështu që në momente të caktuara kam kërkuar ndihmë.

Çfarë të pëlqeu tek Eduardi?

Eduardi i pëlqen të gjithëve. Është njeri i rrallë, është fantastik…nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduardi

Për çfarë të kritikon?

Edi ashtu si shumë të tjerë mendojnë se unë jam e parregullt, janë neglizhente. Mendon se mund të evitoj gjobat që marr kur parkoj makinën.

Nëse do ishit banorë ti dhe Edi dhe të dy shkoni në finale, cili mendoni se do ta fitonte?

Mendoj që unë do isha me e lezetshme, por do ta fitonte ai.

Me cilin grup në BB Vip je?

Unë jam me grupin e produksionin

Post navigation

Previous: NGA DOM GJERGJ META – “Me mue nuk mbetet kush në mal…”, in memoriam për Ndoc Mulaj…
Next: “Një grabitës i rrezikshëm”, i burgosuri shqiptar arratiset natën e Vitit të Ri nga burgu në Itali duke zbritur me çarçafë

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.