NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Izolim total pensionistëve”, Rama apelon: Mos i lini të dalin nga shtëpia, nëse jetojnë me ju- mbajini në dhomë më vete…

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një tjetër kufizim drastik për ndalimin total të daljes nga shtëpia për pensionistët. Kjo do të jetë në fuqi deri sa “lufta” me virusin të mbarojë dhe sipas Ramës, kjo pakicë po vijon të sfidojë rrefullat duke vënë në rrezik serioz veten dhe të tjerët. Sa i takon furnizimit me ushqime për të moshuarit, Rama thekson se për këtë duhet të angazhohen fëmijët e tyre, ndërsa për ata që jetojnë vetëm, do kujdeset shteti. Ndaj bashkitë dhe institucionet e tjera janë duke hartuar një plan për mbështetjen në shtëpi të pensionistëve.


Ne nje reagim ne FB Rama shkruan:

? PO PËRGATITEMI PËR NDALIMIN TOTAL TË DALJES SË PENSIONISTËVE NGA SHTËPIA, DERI KUR KJO LUFTË TË MBAROJË! NUK MUND TË PRESIM MË NDËRGJEGJËSIMIN E ASAJ PAKICE QË VAZHDON SFIDON RREGULLAT, DUKE VËNË NË RREZIK SHUMË SERIOZ VETEN DHE TË TJERËT!

? PENSIONISTËT KRYEFAMILJARË NË QYTETE DUHET TË SHËRBEHEN ME VAJTJE-ARDHJET PËR SHPEZAT USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE NGA FËMIJËT E TYRE. ATA QË NUK I KANË FËMIJËT NË TË NJËJTIN QYTET, DO TË SHËRBEHEN NGA SHTETI PËRMES SKUADRAVE TË PËRBASHKËTA TË BASHKIVE DHE QEVERISË!

? TË GJITHA BASHKITË NË BASHKËPUNIM ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË E MBROJTJES SOCIALE, MINISTRINË E MBROJTJES, MINISTRINË E BRENDSHME, INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE, SHËRBIMIN SOCIAL SHTETËROR DHE AGJENCINË KOMBËTARE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, JANË NË PUNË PËR PLANIN E MBËSHTETJES NË SHTËPI TË PENSIONISTËVE KRYEFAMILJARË NË ÇDO QYTET!

? I LUTEM ÇDO BIRI DHE BIJE PRINDËRISH TË MOSHUAR, BËNI TË PAMUNDURËN TË MBANI NË SHTËPI BABAIN E NËNËN TUAJ, GJYSHIN E GJYSHEN E FËMIJËVE TUAJ! T’I LESH TË DALIN ËSHTË NJËSOJ SI T’U HAPËSH DERËN TË SHKOJNË PËR TË MARRË PJESË NË NJË BOMBARDIM!

? O ZOT ÇFARË SIKLETI TA THUASH:

MOS U JEPNI DORËN DHE RRINI TEK DERA NË DISTANCË KUR U ÇONI USHQIMET APO ILAÇET NË SHTËPINË E TYRE MË VETE!

KUDO KU E KENI TË MUNDUR NË SHTËPITË TUAJA, MBAJINI NË DHOMË MË VETE!

? QË T’I PËRQAFOJMË FORT NESËR DHE T’I KEMI SA MË GJATË PRANË NESH, DUHET T’I IZOLOJMË SOT NGA ÇDO KONTAKT I MUNDSHËM, ME BOTËN PO E PO, POR EDHE ME VETË NE, QË AS DORËN NUK DUHET T’U JAPIM DHE AS PRAGUN NUK DUHET T’UA SHKELIM KUR U ÇOJMË USHQIMET A ILAÇET TEK DERA!

? NDJESË 1.000.000 HERË???KJO ISHTE MË E VËSHTIRA QË DUHET TË NXIRRJA NGA GOJA DHE S’DO DOJA KURRË TË ISHA UNË QË DUHET TA BËJA KËTË, POR S’KAM SI TA MBAJ PËR VETE, KUR S’KA ABSOLUTISHT AS EDHE NJË RRUGË TJETËR!

KUR THEMI FRIKË JO, KUJDES PO, FJALA KUJDES NË KËTË LUFTË KA FYTYRËN E PRINDËRVE TANË!