756 persona kanë humbur jetën nga virusi në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa numri i personave të infektuar është shtuar me 3851. Në total, në Itali numri i jetëve të humbura ka shkuar në 10779, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 73880, ku 58% janë në izolim në shtëpi, pa simptoma ose me simptoma të buta.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 13030, ku vetëm 24 orët e fundit lanë spitalin 646 persona.